Albspirit

Media/News/Publishing

Gjatë 9 muajve në 2020 në Iran u regjistruan 23.698 martesa të vajzave nga 10-14 vjeç

Gjatë 9 muajve në 2020 u regjistruan 23.698 martesa të vajzave nga 10-14 vjeç.
E thënë me fjalë të tjera, 100 martesa të vajzave nën 15 vjeç regjistrohen çdo 24 orë.
Në ndjekje të linjës së tyre politike për “rritjen e popullatës”, regjimi klerikal ka rritur shumat e huave martesore. Si rezultat, detyrimi i vajzave për t’u martuar është kthyer në një zgjidhje të përkohshme të problemeve financiare në gjirin e familjeve të varfra. Ndërsa varfëria vazhdon të përhapet, çdo ditë e më shumë vajzat e reja bien viktimë e martesave të hershme e të detyruara.
Duke qënë se më shumë se 80% e popullatës iraniane jetojnë nën nivelin e varfërisë, politika e mullahëve ka çuar në mënyrë efektive në shitjen e vajzave nën 15 vjeç nën maskën e martesës.
Please follow and like us: