Albspirit

Media/News/Publishing

Mira Hoxha: Nënë Tereza dhe Ambasada e Shqipërisë në Budapest

Vasiliev Nini: Nënë Tereza.

Çdo kush nga ne, në punën që bëjmë sjell nga personalja, e duke e pasur Nënë Terezën model timin, sigurisht në dimensionin e identitetit do të thoja që ajo u bë lajtmotiv i mandatit tim si ambasadore, sigurisht që bëra veçse detyrën dhe gjatë rrugëtimit tim në Hungari gjeta plot miq e institucione që më ndihmuan në këtë mision.

Duke qenë se viti 2012 ishte viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe 90-vjetori vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, kalendari i aktiviteteve dhe iniciativave të Ambasadës Shqiptare në Hungari ishte shumë i pasur dhe identifikimi i Nënë Terezës si shqiptare dhe promovimi i shembullit jetësor të saj ishte një nga këto iniciativa të ambasadës. Varfëria ekziston në të gjitha vendet e botës, pavarësisht nga situata e tyre ekonomike, sociale dhe kulturore. Për të theksuar rolin e bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe të vuajtjeve njerëzore brenda kombeve, por edhe midis vendeve të ndryshme, si dhe për të koordinuar përpjekjet e organizatave dhe individëve bamirës, sipas shembullit të aktivitetit bamirës të shqiptares së madhe, Nënë Terezës, ne si ambasadë realizuam disa takime me shoqërinë civile, në rajone të ndryshme të Hungarisë. Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u konceptua si një iniciativë e shoqërisë civile hungareze e mbështetur dhe nga Ambasada e RSH ne Budapest dhe ju drejtuam me një letër Parlamentit Hungarez.

Është për t’u vleresuar znj. Lévai Anikó, bashkëshortja e kryeministrit Victor Orban, për kontributin e saj në këtë iniciativë për t’i shtuar kalendarit të festave ndërkombëtare Ditën e Bamirësisë (5 shtatori), në nder të Nënë Terezës.

Nën patronazhin e saj me iniciativë të Ambasadës Shqiptare në Hungari filloi kjo iniciativë në 2011 dhe është rezoluta e parlamentit hungarez që u miratua në OKB, në 17 dhjetor 2012, Shqipëria ishte një nga 44 vendet mbështetëse të kësaj rezolute.

Parlamenti Hungarez në vitin 2011 mbështeti këtë kërkesë të shoqërisë civile me synimin për të rritur vizibilitetin, organizimin e ngjarjeve speciale dhe mbështetjen e publikut për bamirësi. Shumë vende të botës e vlerësojnë, lavdërojnë dhe simbolizojnë ekzistencën e Nënë Terezës në forma të ndryshme, përmes ndërtimit të statujave, dhënien e emrave në sheshet kryesore, emërtimin e katedraleve, shkollave dhe organizatave humanitare me emrin e saj. Në këtë drejtim, me iniciativën e Komitetit të Ligjeve të Asamblesë Kombëtare Hungareze, me lobimin e rezolutës A/RES/ 67/ 105 nga Ministria e Jashtme Hungareze, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me konsensus rezolutën A/RES/ 67/ 105, e cila e shpall ditën kur u shua e lumnuemja Nëna Terezë, 5 shtatorin, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Iniciatorë për këtë rezolutë ishte Hungaria, që gjeti mbështetjen dhe sponsorizimin e Shqipërsië dhe mbështetjen e 44 vendeve përfaqësuese të pesë rajoneve botërore. Rezoluta u miratua më 17 dhjetor 2012. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Asamblesë Kombëtare (Parlamentit) Hungareze dhe si i tillë vlerësohet.

Në kuadrin e kësaj iniciative, përfaqësuesit e trupit diplomatik në Budapest, të kryesuar nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Nunciatura Apostolike dhe me mbështetjen e Ambasadave të Belgjikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Filipineve, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Kosovës, Kuvajtit, Meksikës, Malit të Zi dhe Norvegjisë, etj. organizuan aktivitete të përmuajshme në vlerësim të modelit dhe jetës së Nënë Terezës, nën Nismen Diplomacy in Action”, nën patronazhin e zonjave të para të Shqipërisë dhe Hungarisë, Kardinalit Péter Erdõ, Kryetarit të Bashkisë të Budapestit, z.István Tarlós, përfaqësuesve të Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme Hungareze. Të ardhurat nga aktivitetet bamirëse shkuan për Misionarët e Bamirësisë, Shkolla e të Verberve dhe Qendra Sociale e Budapestit (BMSZKI).

Me rastin e këtyre aktiviteteve në bashkëpunim me Bashkinë e Budapestit u inagurua me rastin e Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, Sheshi e Lumturumja Nënë Tereza – në Distriktin XII.

Patronët kryesorë të ditës përkujtimore ishin Kardinal Péter Erdő, Kryepeshkopi i Esztergom-Budapest (një nga pesë kandidaturat për Papë), Zonjat e Para të Shqipërisë dhe Hungarisë. Ky shesh u bekua nga Alberto Bottari de Castello, Nunci Apostolik dhe inagurua nga Mira Hoxha, Ambasadorja e Shqipërisë në Hungari. Në Ditën e Përkujtimit, në Bazilikën e Shën Stefanit u mbajt një Meshë për të Lumturumen Terezë.

Sheshi i Nënë Terezës së Lumnume (Boldog Teréz anya tér) – që nga tetori 2012 është i vendosur ne distriktin XII të Budapest. Sheshi rrethohet nga rrugët Bürök u. – Kemperelen Farkas u. – Ormódi u. Zona trekëndore ka një shesh lojërash për fëmijë.Edhe emri i stacionit të autobusit, aty pranë, gjithashtu mban emrin e Nënë Terezës.

Nuk është një “rastësi” që statuja e nënës Tereza që lutet është vendosur në një shesh lojrash për fëmijë, të cilët sigurisht që pyesin nënat e tyre: kush është kjo hallë dhe çfarë po bën ajo? Sheshin e zgjodhëm këtu së bashku me kardinalin Peter Erdos edhe sepse në një nga vizitat e saj në Hungari, Shkolla e të Verbërve aty pranë ishte vizituar nga Nënë Tereza.

Skulptura e Nënë Terezës, e vendosur në këtë shesh, u punua nga skulptori Gábor Mihály. Skulptori fitues i çmimit Munkácsy ka modeluar me përpikmëri në këtë skulpturë, Terezën si një nënë lutëse. Kjo statujë tregon sekretin e personalitetit të Nënë Terezës, ashtu si Albreszt Dürer e përshkruan murgeshën me origjinë shqiptare me një shtrëngim duarsh. Sekreti i Nënë Terezës ishte në lutje. Ajo tha: “Unë e di se çfarë është e gabuar me botën sot – mungon lutja”.

Shembulli jetësor Nënë Terezës na tregon se si të jetojmë një jetë të ekuilibruar. Fatkeqësisht, jeta jonë e nxituar dhe e përqëndruar në performancë praktikon parimin e dukjeve. Ne punojmë shumë dhe na mungon lutja. Kjo është arsyeja pse jeta jonë është kaq e egër. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar, nervoz dhe të mërzitur dhe hajna të punës së tjetrit e të vërtetës. Statuja e Nënë Terezës na e zbulon këtë sekret.

Futja e ‘Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë’ në kalendarin e festave ndërkombëtare botërore është një vlerësim i jashtëzakonshëm për këtë shqiptare të madhe, e cila u shndërrua në ikonën mbarëbotërore të forcës së pakufijshme të dashurisë dhe përkushtimit njerëzor më shumë se kushdo tjetër në shekullin që jetoi, pra çdo shqiptar është dhe duhet të jetë krenarë për vajzën, gruan, nënën që kombi ynë ia dha si dhuratën më të mirë njerëzimit.

Nisma si kjo e Hungarisë në OKB që solli faktorizim ndërkombëtar, ndihmuan dhe në Shenjtërimin e Nënë Terezës, në 5 shtator 2016.

Një shesh sot në Budapest mban emrin e shenjtores shqiptare Nënë Terezës, një bust i saj bën krenar jo vetëm shqiptarët, por dhe banorët e Budapestit. Disa mesha të organizuara në nderim të shenjtores tonë, ekspozita fotografie, koncerte bamirësie, aktivitete bamirësie si dhe një shumësi aktivitetesh të tjera që ne, si Ambasada e Shqipërisë në Hungari, organizuam në Budapest gjatë periudhës 2012-2015.

Falenderojmë Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Nuncit Alberto Bottari, Nënkryetaren e Bashkisë Krisztina Fonti, Kardinalin Peter Erdos, Zonjat e Para të Shqipërisë dhe Hungarisë, Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, Istvan Tarlos, Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, dy Ministrave të Jashtëm të Hungarisë Martonyi dhe Szijjarto, nën/kryetares së parlamentit, tërë trupit diplomatik në Hungari, Ambasadës së Kosovës, si dhe stafit të Ambasadës tonë të Shqipërisë në Budapest, përfshirë padronët e aktiviteteve tona lidhur me këtë solemenitet madhor në Budapest.

Falenderim special për Nënën time Dritën e Dritave (në fakt në pllakatën që nderon sponsorat e kësaj statuje duhet të ishte emri yt i dashur dhe jo i imi).

https://www.facebook.com/mira.hoxha/videos/268161454687195

Please follow and like us: