Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: Origjina e Dardanisë

 

 

 

 

 

Origjina e Dardanisë (1)

 

Lajmëtari i dritës ik tashmë qiellit

E bie ca të pushojë në degë të mollës.

Ti e zgjon në heshtje zërin e fyellit,

Me çantë mësyn rrugën e shkollës.

 

Ikën çaste loje në luginë e kodër,

Tash ke punë me shkronja, me zanore,

Nuk ke kohë të luash veç me lodër,

Apo me macen që të endet përdore.

 

Veç me mësime leksikore-gramatikore,

Ballafaqohesh dhe me matematikën.

Në orë tjetër shfleton ata që shpikën,

Sesi shkruan lapsi kaq lehtë në fletore.

 

Do të mësosh origjinën e Dardanisë,

Pse është kaq e bukur Rugova?

T’i ndiesh rrugët zigzage të historisë,

Nëpër të cilat kaloi e përgjakur Kosova.

 

Monolog i ushtarit të UÇK-së (2)

 

Pisha jetike ndezur në hije të gjatë

rrënjës i rrjedh gjaku përmbi gur

luftëtari i plagosur ec betejat në urë

hëna e verdhë e ndrit e bie natë

kufiri ka ndërruar s’ është në Çakor

as nga Kulla nuk bie më dot

sysh më ikin vadë dy pikë lot

aty qëndronim me Azem Shkrelin

me poetin e këngës së hutinit

e këndoi Dyl Mehmetin në Rugovë

flakën e pashuar të luftës në Kosovë

te shtëpia e vjetër e drurit të tretur

pisha e zezë e vjetër hije gjatë

në qiell ende shqip një zog gërgat

kush e shiti zotIm shpirtin në natë.

 

 

Monolog i ushtarit të UÇK-së (3)

 

 

I fala këmbët që të mund të ec atdheu

gjaku më rridhte përmbi gurë e krijonte mozaik

unë ndër gjëma shihja malet e Rugovës plakë

shikoja copëzat e Kosovës të zgjuara në flakë

e Kulla e Çakori e Zhlebi e lisat binin në liqen

e unë lidhja varrat në këmbët e këputura

i shikoja degët e një peme plot gjethe e fruta

rruga nën pluhur ikte përreth Malësisë së Madhe

në hapësirat lëviznin dele suta e ndonjë sorkadhe

ja vite më pastaj arriti dhe trimi i luftës

e shpërndau tufën dhe kufirin e vjetër e fali

mbeti vetën gjaku e ëndrrat e i zhveshur  mali

unë e kujtoja OsoKukën te liqeni i Shkodrës

e ngjitja hije pa këmbë nën lisa dhe gurë kodrës

e fituara me gjak shkëlqente qiellit ndopak.

Please follow and like us: