13 gusht 2021/Ramë Lahaj, koncert në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj do të prezantohet me një koncert në Maqedoninë e Veriut. Ky koncert do të jetë nën përcjellje të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë në shenjë të 20-të vjetorit të marrëveshjes së Ohrit. Lahaj ka njoftuar se për këtë paraqitje ka marr ftesë nga zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.
Mesazhi i Ramë Lahaj
Këto ditë me kënaqësi pranova ftesën nga Zv. Kryeministri i Maqedonisë se Veriut Z. Artan Grubi, ku folëm për shumë zhvillime kulturore dhe u pajtuam për një koncert të madh së bashku me filarmoninë e Maqedonisë për të festuar 20-vjetorin e marrëveshjes kornize te Ohrit.
Njëkohësisht shkuam ta vizitojmë së bashku edhe objektin e ri të filarmonisë së Maqedonisë së Veriut ku vërtet m’u bë shumë qejfi për koleget dhe rëndësinë që ka ndërtimi i një salle të tillë dhe se sa shumë e gjallëron kulturën e një vendit.
Të dashur artdashës, kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj me datë 13 gusht 2021, se bashku me filarmoninë e Maqedonisë së Veriut për të manifestuar marrëveshjen që krijoj paqe ne Maqedoninë e Veriut.