Gjelok Marko: Populli i Kosovës, një nga popujt më të vuajtur, të tradhëtuar e të zhgënjyer
Nuk do të filloj larg në histori sepse do të na duheshin volume të tëra. Më në fund në qershor 1924 në Shqipëri u vendos një qeveri demokratike. Sipas Prof. Nasho Jorgaqi “Masat e para që mori Noli Kryeministër, filluan nga thjeshtësimi i aparatit shtetëror (deri në 25%), nga ulja e rrogave të funksionarëve (deri në 40%, duke vene veten në krye), nga tentativa për të larguar nëpunësit e diskredituar politikisht e moralisht”.
Në programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë. Qeveria donte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve, Fan Noli hodhi poshtë kërkesat e fqinjeve dhe protestoi edhe kundër shprënguljes së çamëve nga qeveria greke me rastin e Traktatit të Lausannes.
Më 10 – 13 dhjetor 1924, nëpërmjet territorit të Jugosllavisë, forcat e Ahmet Zogut sulmuan në disa drejtime dhe më 24 dhjetor 1924 ato hynë në Tiranë, duke e përmbysur qeverinë e Fan Nolit, e cila emigroi jashtë vendit. Marëveshja e Ahmet Zogut me kryeministrin sërb të Jugosllavisë së atëhershme, Nikolla Pashiç, ishte që Shqipëria e Ahmet Zogut të ish krejtësisht në varësinë e Jugosllavisë. Gjithashtu Zogu premtoi ti jepte Jugosllavisë territorin e Shën Naumit, premtim që Ahmet Zogu e përmbushi e besnikëri. Përveç kësaj, ndërmjet të tjerave Pashiçi i kërkoi Ahmet Zogut ta ndihmonte në largimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre. Kështu ndërsa Pashiçi nga ana e tij vazhdonte terrorin e presionet që t’i detyronte kosovarët të largoheshin nga tokat e tyre, Ahmet Zogu dilte në rolin e “atdhetarit mirëbërës” dhe iu ofronte toka kosovarëve në “Myzeqenë e Begatë”. Faktikisht kosovarët që u bënë pre e kësaj veprimtarie mashtruese, të kombinuar nga të dyja anët, gjetën në Shqipëri kushte më të këqia se ato që kishin patur në Jugosllavi. Tokat që Ahmet Zogu u dhuroi kosovarëve ishin në fakt toka kënetore të cilat ishin të thata në verë, por rregullisht përmbyteshin e mbuloheshin shpesh nga ujërat në dimër. Se sa kosovarë vdqën nga malarja, u mbytën nga përmbytjet në këtë kohë askush nuk e ka studjuar e nuk e ka nxjerrë shifrën me saktësi. Edhe varreve të shumë prej tyre sot nuk u ka mbetur asnjë gjurmë. Më i rëndë se gjithshka ish zhgënjimi i tradhëtisë: vëllai shqiptar doli më i keq dhe i pabesë se armiku shqa.
Pastaj ardhi pushtimi nazist. Tani ish rasti të bashkohemi e të vllazërohemi. Le të luftojmë bashkë si vëllezër se armikun e kemi të përbashkët, pastaj pas fitores gjithshka do ta ndajmë e do ta zgjidhim si vëllezër të vërtetë. Po që gjatë luftës u duk se sa e vërtetë ish vllazëria: Vrasje pas shpine dhe helmime kundër komandantëve partizanëve shqiptarë që kishin ndjenja patriotike. Çdo iluzion i kësaj vllazërie u zhduk përfundimisht pas të ashtuquajturit “Çlirim të Kosovës nga Nazistët”. Forcat partizane, me në krye Ramiz Aline që kishin luftuar kundër Nazistëve, pastaj i tradhëtuan kosovarët dhe u larguan nga Kosova. U larguan për t’u liruar vendin forcave sërbe të cilat filluan masakrat. Tragjedia ishte se në këtë kohë, kur partizanët sërbë maskronin në Kosovë, njësitet partizane të shqiptarëve luftonin nazistët për të çliruar gjithë territorin e Jugosllavisë. Por dikush mundi të shkojë e të lajmërojë disa nga njësitet partizane të kosovarëve dhe disa mundën të kthehen. Atëhere filloi lufta midis partizanëve sërbë dhe partizanëve shqiptarë. Një batalion i partizanëve shqiptarë luftoi deri sa u vranë të gjithë. Pati dëme të rënda në brigadën sërbe dhe maqedonase që ishin pjesmarrëse në masakrat. Pastaj filluan arrestimet në masë, mijëra të pafajshëm. Për këta ish planifikuar ekzekutimi jashtë Kosovës, që të humbisnin gjurmët. Një pjesë u drejtuan drejt Shqipërisë pjesa tjetër u dërgua në territorin kroat. Shqiptarët e Kosovës që u dërguan në territorin kroat patën ndihmë nga banorët vendas dhe shumë mundën ti shpëtojnë masakrës, kurse për ata që u dërguan në territorin shqiptar Enver Hoxha i kish marrë të gjitha masat kështu që atyre pothuaj nuk u ardhi asnjë ndihmë. Shumica u masakruan dhe u harruan. Dikush mund të na thotë: Kështu ish vërtet në fillim, po pastaj, pas viteve 1960 politika e Enver Hoxhës ndryshoi. Po ndryshoi, po vetëm në dukje e në retorikë. Retorikë politike vetëm brenda vendit. Asnjë protestë zyrtare kur nxënësit shqiptarë sëmureshin në shkolla për shkak të helmeve që hidheshin, asnjë protestë kur vajzat shqiptare nën maskën e vaksinave u bëshin injeksione për sterilizimin e tyre. Retorika e prapaganda zyrtare e Shqipërisë Socialiste ish aq bindëse në dukje sa mashtroi jo vetëm shqiptarët e Sqipërisë por edhe shumë kosovarë. Ata kalonin kufirin të gjenin mbrojtje në Shqipëri dhe pothuaj të gjithë përfundonin në burgjet e tmerrshme të komunizmit shqiptar. Pas Fan Nolit, i vetmi politikan shqiptar që ka qënë i pastër dhe vërtet patriot e i drejtë në lidhje me Kosovën e Shqiptarët ka qënë Pandeli Majko. Edhe Sali Berisha nuk ish krejt i pastër në këtë drejtim. Me sa duket politikanëve shqiptarë u është krijuar psikoza se pa mbështetjen e Sërbisë dhe agjenturës së saj nuk mund të kenë sundojnë sa e si duan mbi Shqipërinë e shqiptarët. Me sa duket u është krijuar psikoza se pak tradhëti me Sërbët, pak bashkëpunim me agjenturën sërbe, agjenturë që ka e rrënjë të vjetra në Shqipëri, kapërxehet. Ja pavarësisht se Ahmet Zogu shiti tokat shqiptare thjesht për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë, përsëri na del si hero, atij i ndertohen monumente e emri i tij u vihet bulevardeve kryesorë. Po ashtu, edhe Enver Hoxha, përsëri duan t’i ndërtojnë monumente e ta reabilitojnë. Kjo i jep guxim Edi Ramës të nënshkruaj deklaratat e “Ballkanit të hapur” e t’u hapë rrugën planeve neo-Millosheviçiane të Aleksander Vuçiçit.
Po cilat janë këto plane neo-Millosheviçiane të Aleksander Vuçiçit? Shumë të ngjashme me planet që pati Millosheviçi: Që të zbrazej Kosova nga shqiptarët e Kosovës dhej më parë të shkatërrohej çdo mbështetje e mundshme që mund të vinte nga Shqipëria. Për këtë shërbyen firmat piramidale. Nuk është rastësi që Millosheviçi e la në fund Kosovën, filloj terrorin e shpërnguljen e shqiptarëve pasi firmat piramidale e kryhen misionin e tyre. Një rol të ngjashëm me firmat piramidale ka “Ballkani i hapur” i Edi Ramës. Po mirë, po çfarë roli ka vizita e Goran Bregoviçit në Korçë. Ai thjesht është një artist i talentuar. Po i talentuar, po që talentin e tij ia ka përkushtuar idealeve të “Serbisë së Madhe”. Është shumë naive të besohet se ai do të shkojë në Korçë thjesht që të kryejë një aktivitet artistik. Një këngëtar aq i suksesshëm nuk ka nevojë për “Festën e Birrës të Korçës” që të ndihmojë karrierën e tij artistike. As nuk besoj se do të jemi aq naivë të mendojmë se vjen aty nga që i digjet zemra nga dashuria që ka për Korçën e korçarët. Kur je jashtë Shqipërisë disa gjëra i shikon më qartë se po të jesh brenda saj. Ka kohë që dëgjojmë zëra që na thonë se romët brenda Shqipërisë janë njësoj si romët në Kosovë. Një nga taktikat e Millosheviçit në Kosovë ish:Para se ti shpërngulte Shqiptarët ai futi armiqësi midis Shqiptarëve dhe Romëve. Kjo ish një armiqësi artificiale, e nxitur dhe krijuar me mjete agjenturore, po për fat të keq shumë romë ranë preh e kësaj veprimtarie agjenturore. Nuk janë të paktë ata romë që dhunuan gra e vajza kosovare dhe kryenveprime të ngjashme me çetnikët sërbë. Jo pa qëllim Goran Bregoviç shkon në Korçë ku ka një komunitet të madh romësh. Muzika e tij ka shumë elemente rome, aq sa ai është akuzuar nga personalitete të komunitetit Rom se po ju vjedh elementet e muzikës Rome për ti paraqitur ato si elemente të muzikës sërbe. Me koncertet e Goran Bregoviçit agjentura sërbe do të mundohet të entuziazmojë, sidomos Romët në Korçë pastaj ta shfrytëzojë këtë entuziazëm si antishqiptarizëm, antikosovarizëm dhe ti paraqitë Romët e Korçës e të gjithë Shqipërisë si një forcë që do të ngrihet një ditë të kryejë në Shqipëri atë që disa elementë të komunitetit Rom kryhen në Kosovë në kohën e Millosheviçit. Le të mos harrojmë se për të ndezur një zjarr të madh e shkatërrimtar shpesh mjafton vetëm një shkëndijë e vogël dhe e parrezikshme në dukje.