Albspirit

Media/News/Publishing

Revista pariziane ‘Classica’ prezanton albumin e kompozitorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Thoma Simaku

Thomas Simaku’s album reviewed by French magazine Classica

Albumi i ri i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, që doli në treg në nëntor 2020 nga Shtëpia Diskografike suedeze BIS Records, vazhdon të pasqyrohet në disa nga organet më prestigjoze muzikore evropiane, dy prej të cilave janë botuar në muajin e kaluar. Mbas reçensionit të botuar në revistën Tempo të Cambridge University Press në korrik 2021, një tjetër reçension është botuar në kolonën ‘disqet e muajit’ të revistës pariziane Classica në edicionin e saj korrik – gusht 2021.

Kritiku francez Romaric Gergorin e fillon reçensionin e tij me interpretimin ‘saktësisht impresionues’ të kuarteti francez Diotima dhe pianistit anglez me banim në Berlin Joseph Houston, dhe vazhdon me me veprat e veçatan të Simakut. Duke u ndalur në dy kuartet për harqe, kritiku shkruan:

“I frymëzuar nga rrënojat e Murit të Berlinit dhe nga një ‘Rrugë e Vdekjes’ në Shqipëri, Kuarteti i Harqeve Nr 5 është transformuar në një makineri zhbiruese me tinguj të mprehtë, pasuar nga shpërthime të ashpra, që evokojnë ironinë rrënqethëse të Ligetit.”

“Kuarteti i Harqeve Nr 4 i artikuluar në katër kohë, që vërtiten midis mikro-tonalitetit dhe harmonisë komplekse, demonstron universin mahnitës të kompozitorit, që shpërthen me një energji e gdhendur në lëvizje”.

 

Artikulli i plotë në anglisht botuar nga University of York Music Press mund të gjendet në linkun që vijon:

https://www.uymp.co.uk/news/2021-08-11-thomas-simakus-album-reviewed-by-french

Please follow and like us: