15 nëntor 2014/Kur Beogradi zyrtar nderonte Esad Toptanin, që i ndihmoi në vite të vështira
(Momenti i dorëzimit të Shkodrës tek malazezët)
“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, deklaron Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandër Vulin.
Për herë të parë dhe publikisht një zyrtar i lartë i qeverisë serbe nderon Esat Pashë Toptanin.
Ai u vra nga Avni Rustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris pasi veprimtaria e tij u konsiderua armiqësore dhe në tradhti të atdheut.
Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandër Vulin vendosi një kurorë me lule në nderim të tij, në varrezat e Parisit për, siç tha ai, kontributin e tij për Serbinë.
“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin.
Esat Pasha ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri, ndërsa u varros dhe pranë serbëve në varrezat e Parisit