Raisi emëron një hajdut dhe një vrasës në postet e Zv/Presidentit të parë dhe Shefit të Shtabit
Mohammad Mokhber (majtas) dhe Gholamhossein Esmaili (djathtas) do të shërbejnë si zëvendës president i parë dhe shef i shtabit për presidentin e regjimit iranian, Ebrahim Raisi
Të dielën, Ebrahim Raisi, presidenti kriminel i regjimit iranian, deklaroi dy emërimet e para për kabinetin e tij. Mohammad Mokhber do të jetë zëvendës president i parë i Raisi-t, ndërsa Gholam Hossein Esmaili do të jetë shefi i shtabit. Nuk është e habitshme që, ashtu si vetë Raisi, të emëruarit e tij janë dy zyrtarë të regjimit me histori të thella kriminaliteti.
Mokhber ka qenë caktuar si kreu i Ekzekutimit të Urdhrit të Khomeini-t (EIKO) në 2007-ën. EIKO është një konglomerat i madh ekonomik që bën pjesë tek institucionet e përjashtuara nga taksat dhe që raporton direkt tek Ali Khamenei, lideri suprem i regjimit. Gjatë dekadave, EIKO ka plaçkitur biliona dollarë nga asetet e popullit iranian. Sipas një raporti të Reuters në 2013-ën, asetet e EIKO vlejnë $95 bilion. Në janar 2021, SHBA vuri sanksione mbi EIKO dhe mbi institucione të tjera të drejtuara nga regjimi, duke i përshkruar ato si entitete asetet e të cilave “janë përdorur nga Lideri Suprem Ali Khamenei për të pasuruar zyrën e tij, shpërblyer aleatët e tij politikë, dhe persekutuar ata që regjimi i percepton si armiq.”
Para se të bëhej drejtor i EIKO, Mokhber ka qenë Zëvendës Drejtor i Tregtisë dhe Transportit për Fondacionin Mostazafan, një tjetër konglomerat i korruptuar dhe i drejtuar nga regjimi. Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryetar i Bordit të Drejtuesve të Sina Bank.
Gholam Hossein Esmaili ka qenë kreu i Organizatës së Burgjeve të regjimit nga 2009 deri në 2014. Skandali i torturimit të të burgosurve, sidomos në Evin, e detyroi regjimin ta hiqte atë nga ai post. Para këtij posti, Esmaili ka qenë Prokurori Publik dhe Prokurori Revolucionar i Mashhadit, dhe gjatë mandatit të tij janë bërë një numër i madh arrestimesh, torturimesh e ekzekutimesh. Më pas, ai u bë Prokuror i Teheranit dhe Zëdhënës i Gjyqësorit. Në prill 2011, Bashkimi Europian vuri sanksione mbi Esmaili-n për abuzime të shumta e të rënda ndaj të drejtave njerëzore, si përfshirja e tij në burgosjen e të burgosurve politikë dhe fshehjen e dhunimeve të të drejtave njerëzore në burgje.