Albspirit

Media/News/Publishing

Xhevdet Mazrekaj: Zoti i marroftë serbët-shqiptarë

A mund të jenë shqiptar ata që i bëjnë ftesë Bregoviçit në festën e tyre, duke e ditur se ai i ka përkrahur ushtarët serbë me këngë motivuese për t`i kryer masakrat, dhunimet, vrasjet e krimet më të tmerrshme ndaj popullit të Kosovës?
A mund të jenë shqiptarë ata që e ftuan për t`i argëtuar, personin që paturpësisht u mundua t`ia ndërronte identitetin Nënës Terezë, duke gënjyer se ishte cigane.
Aq anti-shqiptarë është Bregoviçi sa u mundua ta “zhvleftësojë” të vetmen shqiptare që mori çmimin Nobel për paqe..
Por, ja që frymëzuesi i masakrave serbe ndaj shqiptarëve nuk mund ta njoh paqen!
Bregoviçi e poshtëron me vetëdije dhe paramendim racën shqiptare. Por, skllavët-shqiptarë të serbëve nuk hezitojnë ta thërrasin në festat e tyre.
Nuk mund të jenë shqiptarë ata që me Stanishiqin e organizuan masakrën më të paparë në historinë e njerëzimit ndaj familjes Jashari e në të njëjtën kohë të veshin bluzë me sloganin “Liria ka emër”.
E përsëri të njëjtit bëjnë thirrje për mbështetje të Goran Bregoviçit.
Kjo është thjesht e pa imagjinueshme!
Si mund të quhen shqiptarë ata që nuk i thërrasin yjet shqiptarë me famë botërore për të kënduar.
Ata që vendosën Bregoviçin para Rita Orës, Dua Lipës e Ramë Lahajt, me të cilën mburret gjithë bota, nuk mund të quhen shqiptarë.
Pra, këta janë serbët-shqiptarë nga të cilët po lëngon atdheu momentalisht..
Por, do kalojë edhe kjo, sepse sado që kemi pasur shqiptarë-serbë në mesin tonë, atdhedashuria e shqiptarëve të vërtetë ia ka dalë të triumfojë!
Koncert në Selanik i Bregoviç duke mbledhur fonde për ushtrinë serbe dhe kundër bombardimeve të NATO-s. Burimi: www.hri.org.
Please follow and like us: