Albspirit

Media/News/Publishing

Kombi euroatlantik/Strehimi i afganëve, Albright falenderon Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë një postim në tuiter te Ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright, përmes të cilit ajo falenderon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kanadanë për vendimin e strehimit të qytetarëve afganë.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit të aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t’i ndjekin”, shkruan Albright.

“Shqiptarët edhe njëherë i treguan botës se çka do të thotë Besa”, thotë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan

Vjosa Osmani: Kosova do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë

Qeveria e Kosovës: Jemi në komunikim me SHBA për strehimin e afganëve

Afganë në Shqipëri? Rama: Nuk do t’i themi jo Amerikës, kemi pranuar kërkesën për strehimin e qindra personave

Dritan Demiraj: A duhen pranuar apo jo shtetasit afganë në Shqipëri?

Please follow and like us: