Ndahet nga jeta filologu dhe historiani i shquar, Jorgji Qirjako
Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes i më shumë se 70 veprave k ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, në Londër. Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, duke e bërë atë një nga muzetë më të pasur me objekte arkeologjike, që nga lashtësia dhe me mjaft vepra të artistëve të njohur, si Odise Paskali, Janaq Paço, Thoma Thomai, Llazar Nikolla, Guri Madhi, Agim Nebiu e shumë të tjerë. Po ashtu, Muzeu i Kulturës Popullore, Muzeu i Arsimit në Rrethin e Kolonjës, si edhe Muzeu i Borovës kanë si hartues projekti zotin Qirjaqi, i cili, njëkohësisht, ka nxitur dhe mbështetur shumë artistë të shquar të vendit, të ngrenë shumë vepra përkujtimore në rrethin e Kolonjës. Njëkohësisht, Jorgji Qirjako ka një kontribut shumë të madh, si në themelimin e Bibliotekës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Historisë të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, po ashtu edhe në fushën e përkthimit.