Albspirit

Media/News/Publishing

Ndarja nga jeta e Gerd Myler, postimi prekës i Bajernit: Sot ndalet bota jonë!

Klubi i Bajern Mynih ka zgjedhur një postim shumë prekës për të kujtuar legjendën Gerd Myler, të ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas përkeqësimit të situatës me sëmundjen e Alzhajmer që vuante prej disa vitesh.

Rekordmeni i golave me klubin bavarez, një nga figurat më të shquara të futbollit gjerman në historinë e tij, ka qenë një nga ambasadorët e Bajernit për shumë vite dhe identifikohej me klubin. Ndaj bavarezët kanë zgjedhur një mënyrë origjinale e shumë domethënëse për ta përkujtuar atë. Të gjitha faqet në rrjetet sociale dhe ajo e klubit vetë në internet, janë kthyer në ngjyrat bardhezi, në shenjë nderimi të kësaj figure legjendare të futbollit.

“FC Bajerni mban zi për Gerd Myler. Sot, bota e FC Bajern është ndalur së rrotulluari. Kampionët rekordmenë të Gjermanisë dhe të gjithë tifozët mbajnë zi për Gerd Myler, i cili u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën 75-vjeçare”, ishte postimi i Bajernit që kujtonte më pas karrierën e tij dhe kontributin në vite për këtë klub, pro edhe për futbollin gjerman në përgjithësi.

Please follow and like us: