Albspirit

Media/News/Publishing

“Shqiptarët edhe njëherë i treguan botës se çka do të thotë Besa”, thotë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së, Bob Menendez, ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht afganët që po ikin nga sulmet talibane në Afganistan, përcjell Klan Kosova.

“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan”, ka shkruar Menendez në Twitter.

“Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit”.

Please follow and like us: