Yuri Kim takohet me Ismail Kadarenë: Identiteti europian i shqiptarëve, më i rëndësishëm se kurrë!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa zbulon se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, shton ajo.
14 gusht 2021.
——————————
Kadare’s “Identiteti evropian i shqiptarëve” is as compelling today as it was when he published it in 2006. As we look to the future, the European identity of the Albanians is more relevant than ever. Pleasure to have this discussion in person w/one of Europe’s greatest thinkers. pic.twitter.com/STtZZ0CBbY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 14, 2021
Kim: Kadare – njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës
Esenë e Ismail Kadaresë për identitetin europian të shqiptarëve mund ta lexoni më poshtë: