Albspirit

Media/News/Publishing

Boksier i famshëm Florian Marku njofton duelin e radhës në Londër me 78 mijë tifozë

Gjigandi shqiptar i boksit, Florian Marku, ka njoftuar duelin e radhës

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për duelin e radhës. Bëhet fjalë për “betejën” e 25 shtatorit ndaj boksierit ukrainas, Maksim Prodan, për titullin IBF.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham Hotspur dhe do të jenë të pranishëm mbi 78 mijë tifozë.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jeni, kemi lajme të mira, ndeshja e radhës kundër Maxim Prodan për titullin ‘IBF INTERNATIONAL’ do të zhvillohet më 25 shtator 2021 në stadiumin ‘Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë. Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua kundër Aleksandër Usyk. Ju pres të gjithëve atje, gjithashtu siguroni biletat tani online para se të jetë vonë” – shkruan ai. Marku synon të arrijë maja të larta dhe rruga kalon nga Londra.

Please follow and like us: