Emil Asdurian: ODE TO THOUGHT
Mry
… atje mes rreshtave ish, nuk ka nevojë të mihsh me thellë
ne palët e brumta të mendimit, mes faqeve shkruar rëndom
e pakujdes, dantellë e thurrur me aq imtësi prej duarsh
instinkti nga një Un i lënduar, ta shpëtojë e më vonë të
dëshmojë, kuptim t’u japë të pavërtetave lidhur bashkë, rëndësi
një rrefenjë tashmë gëlltitur e tretur… kambanë, që bie të ndjekë
a paraprijë një rit të lashtë. Ku ajo është kulla e lartë, gjuhëza,
teh i buzës që drithëron, jehona që ndeshet me qetësinë mbytëse.
Ankth!
E gjen, mbas syve të saj, tek qaf’ e përulur thjeshtësisht me hirin
e një zonje, mbi supin e zhveshur të gjunjëve, në psherëtimën
q’e shtrëngon me buzët hullibrishtë, atje ku e shpërndarë rri si
mbi një varg, siç bën sa herë që dashuri sjell, të mos harrohet
me shifrën e saj, thelbin e paprekshëm të ndërgjegjes ruan,
kotësi e marrë të mos e shprishë.
Premtim i pathyer dhe në vdekje!
… është, në rrjedhën e qartë të ngjarjeve, tek shkaku dhe
përgjigjia e pasojës, si një mjedis i ndjerë plotësisht, në
tragjedinë e ndemjes njerëzore, ngurrimi, faji, gjylja në kyç
të këmbës që qetëson ngadalë, dhimbje e vërtetë nga një
gjuhë e plasaritur, që n’ harmoni, shtresë pas shtrese të
paprekur mban ç’padyshim është vetëm e saj, ç’ajo vetë ngjizi.
Copë-copë!
Bashkëngjitje
(Coherence)
mry = dashuri, yll i detit/një pikë në oqean, Maria.
Please follow and like us: