Kosta Grillo në gjendje kritike për jetën, miqtë bëjnë thirrje për të kontribuar, familja nuk përballon dot shpenzimet marramendëse në Turqi
Gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grillo u infektua me koronavirus disa ditë më parë. Pas infektimit ai po trajtohej në spital në Tiranë. Ndërkohë, gjendja e tij u përkeqësua dhe për këtë arsye u nis drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar por situata për të vijon kritike. Lajmi është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët i urojnë shërim të shpejtë dhe bëjnë thirrje që çdo njeri të kontribuojë financiarisht për t’i shpëtuar jetën.
Postimi:
THIRRJE URGJENTE!
Vëllai ynë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!
Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.
JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë, KOSTA GRILLO!
Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të:
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!