Albspirit

Media/News/Publishing

Mendimet e Faik Konicës për shqiptarët…

Faik Konica boton në të përkohshmen “Albania” më 15 shtator 1901, këshillat e mëposhtme për një djalë që kishte ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir. Mbi çdo zgjedhje që bën, autori tregon në çdo fjali një anë negative të shqiptarëve. Ia vlen ta lexoni materialin e mëposhtëm.

I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend.

Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”. Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prish punë duke egërsuar qeverinë.

Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që ta pushosh gazetën. Në mos gjetsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjetsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folsh për nevojën të përpiqemi ta shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqie të Madhe, s’qenke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjtë, atëherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.

 

Me rastin e 40 vjetorit të Ndërmarrjes së Prodhimit dhe Nxjerrjes së Naftës në Gorisht-Kocul-Amonicë të rrethit të Vlorës në Pallatin “Labëria” të këtij qyteti u organizua ceremonia festive me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjithë brezat naftëtarë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë dhe sot në aktivitetin e prodhimit të naftës në vendburimin e mësipërm. Pjesëmarrja ishte e madhe dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë brezat e arit të zi. Në emër të brezit që hodhi themelet e kësaj ndërmarrjeje foli inxhinieri Robert Kokonozi. Në dritën e kujtimeve të tij u përmendën ata që s’janë më, por lanë mbrapa kontribute të mëdha, kuadrot e mrekullueshëm, si Koço Plaku, Nelson Sehu, Meleq Velaj, Lavdosh Bejko, etj, apo ata që kontribuojnë akoma si inxhinierët  e përkushtuar si Musa Xhuveli, Bashkim Bedini, Tomor Xhindi, Vangjel Vasili, etj. Nën udhëheqjen në radhë të parë njerëzore e pastaj profesionale të këtyre kuadrove , të cilët me mbi 500 naftëtarë kanë nxjerrë nga nëntoka e arit të zi të Gorishtit naftën, e cila ka përballuar nevojat kombëtare dhe për këtë kanë punuar me vetëmohim breza të tërë naftëtarësh.

Të gjithë këta breza, të moshuar dhe të rinj, të larguar nga kjo sipërmarrje e vështirë, apo punonjës aktualë, nderoheshin në këtë tubim ceremonial edhe nga ish deputetët e zonës dhe pikërisht ish deputeti i Partisë Socialiste zoti Besnik Dervishi, ish deputeti i Partisë Demokratike zoti Ardian Kollozi dhe kishin gjithashtu pjesëmarrjen e të ftuarve nga ALB-Petrol dhe ndërmarrjeve të tjera simotra të Republikës. Ceremonia festive pati të veçantat e saj, u zhvillua ndryshe nga takimet e mëparshme, nuk pati fjalime politike, ishte e depolitizuar dhe me një vëllazërim dhe respekt që ta jep puna plot mundime por dhe dobiprurëse e naftëtarit.

Drejtori i Ndërmarrjes së Prodhimit dhe Nxjerrjes së Naftës në Gorisht-Kocul-Amonicë të rrethit të Vlorës, Ing Musa Xhuveli përshëndeti 200 pjesëmarrësit e brezave naftëtarë dhe ndër të tjera tha se “mblidhemi në këtë përvjetor 40-vjeçar për të nderuar mundin, djersën, kontributin e të gjithë brezave naftëtarë. Pjesëmarrësit nuk duan të dinë se kush e ka pushtetin, pushtete venë e vinë, ndërsa ata ashtu si punojnë pa përtim, nuk përtojnë të vijnë edhe në çdo përvjetor, ku çdo vit këmbejnë e shkëmbejnë kujtimet që nga viti 1960. Zona naftëmbledhëse e Gorisht-Kocul-Amonicës ka një sipërfaqje prej 240 hektarësh. Ajo i ka dhënë ekonomisë kombëtare 25 % të prodhimit të naftës, me gati 1,3 milionë ton naftë në vit. Shumë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk janë sot këtu, por janë në zemrat e naftëtarëve. Ne kemi regjistruar në kujtesën tonë ngjarje e histori, por kjo e sotmja si tepër e veçantë do të mbetet e gjallë në kujtesën tonë”.

Në ceremoni përshëndeti dhe ish deputeti i Partisë Socialiste zoti Besnik Dervishi, i cili, pasi i falënderoi naftëtarët për ftesën dhe për këtë ceremoni tepër të veçantë të 40 vjetorit të takimit të brezave të naftëtarëve, tha se “ky takim ka vlera njerëzore sepse kontributi i naftëtarëve është i madh për zhvillimin qytetar, ekonomik, e bujqësor të zonës. Ashtu si u kam ndenjur pranë për zgjidhjen e halleve të shumta për ujë, drita, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, etj, në të ardhmen do të mobilizohem më shumë sidomos për të ndihmuar naftëtarët për çështjen e strehimit dhe për tu kuruar nga sëmundjet profesionale.

Në ceremoni përshëndeti dhe ish deputeti tjetër i zonës, i cili përfaqëson Partinë Demokratike zoti Ardian Kollozi, i cili tha se “kjo festë është kaq e madhe sepse është në themel të traditës dhe tradita e naftëtarëve ka emër të madh. Shkolla e brezave naftëtarë prej 40 vjetësh ka krijuar një klimë të ngrohtë bashkëpunimi jo vetëm midis të njëjtit brez, por edhe midis brezave në kohë, sa ata duken si një familje e madhe.” Është e rëndësishme të theksohet se kjo festë gjithmonë ka gjetur bashkëpunimin dhe përkrahjen e pushtetit vendor me qendror të kësaj zone naftëmbajtëse.

Please follow and like us: