Albspirit

Media/News/Publishing

Vlerësohet lartë bashkimi i shqiptarëve kundër partive serbe

Partitë politike shqiptare kanë vendosur që në Mitrovicën e Veriut të hyjnë së bashku me një listë zgjedhore. Ato së bashku do të sfidojnë Listën Serbe e cila aktualisht udhëheq atje. Madje, partitë politike, LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja janë dakorduar edhe për një kandidat të përbashkët. Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, bashkimi i partive është një mesazh i duhur për të gjithë. “Bashkimi i partive shqiptare duhet të ndodh në çdo komunë ku shqiptarët nuk janë shumicë. Bashkimi në Mitrovicë është dhe duhet të pasohet edhe në komunat tjera, është mesazh i duhur dhe të cilin e përshëndes”, thotë analisti. Sipas tij, sa më shumë që të ketë delegatë në kuvendet komunale aq më shumë do të dëgjohet zëri i shqiptarëve, vetëm bashkimi mundë të jetë forca e shqiptarëve. “Vetëm bashkimi mund të jetë forca që jeta e shqiptarëve në komunat ku kanë pakicë të përmirësohet, sa më shumë që të ketë delegatë në kuvendet komunale aq më shumë do të dëgjohet zëri i shqiptarëve. Është për t’u përshëndetur ky bashkim me shpresën se një gjë e tillë do të ndiqet kudo ku shqiptarët janë pakicë”, përfundon ai.

Please follow and like us: