Albspirit

Media/News/Publishing

Kafka e gjetur në Pompei provon se greqishtja është përdorur në Romën e lashtë

Arkeologët kanë zbuluar një skelet të ruajtur shumë mirë gjatë gërmimeve të një varri në qytetin e lashtë të Pompeit. Zbulimi u bë në nekropolin (një varrezë të madhe të projektuar për monumente) e Porta Sarnos, në lindje të qendrës urbane të Pompeit. Një kafkë me tufa flokësh të bardhë, pjesa e njërit vesh dhe eshtra në trajtë pluhuri u gjetën brenda varrit. Bëhet fjalë për një rast të pazakontë duke qenë se shumica e njerëzve u dogjën në atë kohë dhe vetëm fëmijët e vegjël u varrosën. Ka shpresë se ky zbulim do hedhë dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej në vitin 79 pas Krishtit nga shpërthimi i vullkanit në malin Vesuvius. Në mbishkrimin e varrit të Marcus Venerius Secundio thuhet se ai ndihmoi në organizimin e shfaqjeve në gjuhën greke në Pompei. Ekspertët thanë se ky ishte konfirmimi i parë që greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, ishte përdorur krahas latinishtes. Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, tha se shfaqjet greke në Pompei janë dëshmi të “klimës së gjallë dhe të hapur kulturore” që karakterizoi qytetin e lashtë. Gërmimet në Pompei gjatë viteve kanë rezultuar në zbulime të jashtëzakonshme të varreve, qerreve dhe shtëpive me afreske të shkëlqyera./euronews albania

Please follow and like us: