Konspiracionistët në kolaps/Edhe Papa Françesku mbështet vaksinimin kundër Covid-19
Papa Françesku është duke vijuar fushatën për të kapërcyer skepticizmin ndaj vaksinave dhe ka deklaruar se ato janë të sigurta, efektive dhe janë një “akt dashurie”. Gjatë një video-mesazhi të publikuar të mërkurën, Papa tha: “Të vaksinohesh me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente është një akt dashurie. Dhe të kontribuosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie”. “Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht më të prekshmit”, shtoi ai. Që në fillim të pandemisë, Papa shprehu nevojën për të siguruar qasje të barabartë në vaksinë, veçanërisht për të varfërit. Vatikani ka deklaruar se është moralisht e pranueshme që katolikët të marrin vaksina kundër Covid-19, përfshirë ato të bazuara në hulumtimet që kanë përdorur qeliza të nxjerra nga fetuset e abortuara.