Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Ghani mohon të ketë ikur nga Afganistani me para

Presidenti i dëbuar i Afganistanit, Ashraf Ghani ka mohuar se ka ikur nga vendi me para, vetëm disa orë pasi u konfirmua se ai ishte strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një fjalim të drejtpërdrejtë në Facebook, Ghani përsëriti se ai duhej të largohej nga Afganistani për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të shmangur atë që ai e quajti “katastrofë e madhe”. Ai tha se ishte në kontakt me zyrtarët në mënyrë që të “vazhdojë përpjekjet për drejtësi për afganët”. Por nuk dha detaje. Ai gjithashtu hodhi poshtë zërat se ai kishte marrë një sasi të madhe parash nga vendi me vete, duke thënë se raportet ishin të pabaza. “Duhej të largohesha nga Afganistani pa librat e mi, që  janë pasuritë e mia kryesore. Disa dokumente konfidenciale për fat të keq u lanë në pallatin, ato janë në duart e të tjerëve, unë u largova pa asgjë përveç Salwar Kameez dhe jelek, nuk mora asgjë me vete. Ata që thonë se kam shkuar me para me vete janë plotësisht të pabaza”, tha Ashraf Ghani në adresën e tij. Ambasadori afgan në Taxhikistan kishte pohuar se ai mori rreth 169 milionë dollarë me vete, kur u largua. Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kishin mirëpritur Ghani dhe familjen e tij në baza humanitare.

Afganistan, presidenti arratiset me 169 milionë dollarë

 

Please follow and like us: