Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria dhe ndërkombëtarët të shqetësuar për gratë afgane: Të parandalohen abuzimet…

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe 18 vende të tjera, mes të cilave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shprehen thellësisht të shqetësuar për të drejtat e grave afgane pë t’u arsimuar, punësuar dhe lirinë e lëvizjes, pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Në një deklaratë të përbashkët e cila është publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për mbrojtjen e grave dhe vajzave. “Gratë dhe vajzat afgane, si i gjithë populli afgan, meritojnë të jetojnë në siguri dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’i ndihmojë ato me ndihma humanitare dhe të ofrojë mbështetje, për të siguruar që zërat e tyre mund të dëgjohen”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Komuniteti ndërkomëbtar gjithashtu nënvizon se do të vëzhgojë nga afër se si qeveria e ardhshme do të sigurojë të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave afgane gjatë 20 viteve të fundit. Militantët talebanë kanë deklaruar se qeveria e re do të formohet shumë shpejt, ndërkaq ish presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani pas largimit nga Kabuli, është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Please follow and like us: