Edmond Kaceli: Sot është Dita botërore e Fotografisë
Fotografia nga E. Kaceli
Titulli: Bukuri dhe besnikëri
Citim: Qentë nuk më kanë kafshuar kurrë! Qëniet njerëzore po! (Marilyn Monroe)
19 gushti është Dita Botërore e Fotografisë, e krijuar me propozimin e fotografit të shquar australian Korske Ara, që zgjodhi të përkujtojë gjuhën e objektivit fotografik në ditën që shënohet si shpikja e dagherrotipit. Dagherrotipi përfitohet duke përdorur një fletë bakri mbi të cilën aplikohet një shtresë argjendi. Mbi këtë shtresë argjendi, nëpërmjet objektivit të kutisë fotografike, bie drita e shoqëruar me avuj jodi. Lastra duhet të ekspozohet në dritë brenda një ore për një periudhë nga 10 -15 minuta për të marrë rezultatin përfundimtar të imazhit.
Dagherrotipia ishte i pari procedim fotografik per zhvillimin e imazhit (deri atëherë të pariprodhueshëm). Merita i shkon francezit Louis Jaques Mandé Daguerre, prej nga mori edhe emrin. Ai zhvilloi keshtu deri ne fund idenë e Joseph Nicéphore Niépce, dhe djalit te tij Isidore, Zbulimi iu prezantua publikut ne vitin 1839 nga shkencetari François Arago, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Bukura, Francë.