Albspirit

Media/News/Publishing

Lasgush Poradeci: Kur grindesh me nje gomar…

 

Një ditë gomari i thotë tigrit: “Bari është blu”.

Tigri i sigurtë ia kthen: “Jo, bari është i gjelbër”.

Mes të dyve ndez një debat i zjarrtë dhe për ta zgjidhur problemin ata vendosën t’ia paraqesin çështjen Luanit, Mbretit të Xhunglës.

Sapo sosën pranë luanit ulur në fronin e tij, gomari e pyeti:

-Madhëria Juaj, a është e vërtetë që bari është blu?

-E vërtetë, bari është blu, u përgjigj Luani pa asnjë mëdyshje.

Gomari i inkurajuar nga përgjigja e Luanit vazhdoi:

-Po tigri nuk pajtohet me mua dhe më kundërshton dhe më bezdis, të lutem ndëshkoje.

Atëherë mbreti shpalli: Tigri do të dënohet me heqjen e fjalës për 5 vjet.

Gomari kërceu nga gëzimi dhe vazhdoi rrugën e tij, i kënaqur dhe duke përsëritur: “Bari është blu, bari është blu”…

Tigri nuk e kundërshtoi dënimin e tij, megjithatë e pyeti luanin: “Madhëria Juaj, pse më dënuat, në fund të fundit, bari është i gjelbër”?

– Shumë e vërtetë, tha Luani, në fakt, bari është i gjelbër.

– Po atëherë, pse më dënon? tha tigri me pasion.

– Dënimi nuk ka asnjë lidhje me pyetjen nëse bari është blu apo gjelbër, tha Luani. Unë po të dënoj sepse ti, një krijesë e guximshme, inteligjente, humb kohë duke u grindur me një gomar dhe pastaj vjen dhe më shqetëson mua me një pyetje pa kuptim.

Please follow and like us: