Babë e bir bëjnë për spital 44-vjeçarin
Babë e bir u përfshinë në një konflikt fizik me një 44-vjeçar këtë të shtunë në Rrogozhinë. Nga policia u njoftua se ata kanë dhunuar me sende të forta shtetasin me inicialet F. R., pas një debati të çastit. I plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babë e bir u prangosën. Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej tyre.
Please follow and like us: