Ersekistët dhunojnë kishën e Shën Marisë në Vodicë
Dhunohet kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.
Sipas punonjësve persona të papërgjegjshëm kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë tek pagëzimorja e kësaj kishe.
Burime nga Vizion Plus thanë se e gjithë kjo vjen pasi persona ende të paidentifikuar kërkojnë thesare në themelet e kësaj kishe.
Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë.
Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.
Please follow and like us: