Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri takon Dr. Efrat Kedem-Tahar: Roli i shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjve, tashmë në librat e historisë në Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Dr. Efrat Kedem-Tahar, pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit, e shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Dan Oryan, Drejtor në Departamentin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Sipas ambasadës së Kosovës, kryefjala e këtij takimi ishte përfshirja për herë të parë e rolit unik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në librat e historisë për nxënësit e shkollave të mesme në Izrael.

Ky zhvillim do të kontribuojë ndjeshëm në vetëdijësimin e brezave të rinj izraelitë për lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi të takoja Dr. Efrat Kedem-Tahar pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit, e shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Dan Oryan, Drejtor në Departamentin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Kryefjala e këtij takimi ishte përfshirja për herë të parë e rolit unik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në librat e historisë për nxënësit e shkollave të mesme në Izrael. Ky zhvillim do të kontribuojë ndjeshëm në vetëdijësimin e brezave të rinj izraelitë për lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve.

Pesë vjet më parë, znj. Kedem-Tahar e kishte vizituar Republikën e Kosovës për t’u njohur nga afër me historinë e hebrenjve të Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Dr. Kedem-Tahar ka zhvilluar një takim në Bashkësinë Hebraike të Kosovës dhe ka realizuar intervista për media të ndryshme kosovare ku kishte folur për çështjen e Holokaustit dhe për rëndësinë e informimit të brezave të rinj për atë.

Më 23 qershor, 2021, me mbështetjen e Ministres së së Arsimin, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, dhe nën lehtësimin tim, në takimin e organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës (SHMHK), në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare joqeveritare “forumZFD”, është promovuar “Doracaku për Mesimin e Holokaustit”. Ky doracak, i botuar në tri gjuhë do t’u shërbejë mësimdhënësve dhe nxënësve të klasëve 11 dhe 12 në Kosovë si material alternativ për mësimin mbi Holokaustin./izraeli sot

Please follow and like us: