Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Jashtëm, Yair Lapid: Izraeli do të forcojë miqësinë me popullin fisnik shqiptar!

Ministri i Jashtëm, Yair Lapid, njëherësh edhe Kryeministri Alternativ i Shtetit të Izraelit, përshëndeti 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Shqipërisë, duke theksuar se “do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar miqësitë dhe lidhjet midis popujve dhe kombeve”.

 

Këtë javë ne shënojmë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Gjatë Holokaustit, populli shqiptar u shqua si një fener fisnikërie, guximi dhe njerëzimi, duke punuar për të shpëtuar popullsinë e tij hebraike dhe duke ndihmuar shumë refugjatë hebrenj që gjetën strehë të sigurt në Shqipëri.

Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar miqësitë dhe lidhjet midis popujve dhe kombeve./izraeli sot

Please follow and like us: