+16/Miss Grand Albania zhvishet për të dhënë një mesazh të madh
Dashuri Bilaj është një artiste Shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë. Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa këtë vit ajo ka fituar çmimin “Miss Grand Albania”. Bilaj është rikthyer në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje e cila ka qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë por edhe vendet fqinje. Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në Bregdet. Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet të marrin masa. Sipas saj, ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve.