Fqinji dhunon me zorrën e ujit 30-vjeçaren në Korçë, shoqatat e grave shtojnë pasurinë
Një 60-vjeçar ka dhunuar dy ditë më parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas, fqinjen e tij. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale. Shtetasi F.K ka goditur me sende të forta, shtetasen A.K rreth 30 vjeç duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë nga gruaja e dhunuar e cila dorëzoi edhe pamjet e sulmit. Sikurse shfaqet në pamje 60-vjeçari dhunon gruan me zorrën e ujit që mbante në duar, ndërkohë në video dëgjohet zëri i një personi të tretë që thotë “mos e prek me dorë…”. Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, dhe po vijojnë hetimet. Siç dihet në vendin tonë ka disa organizata në mbrojtje të grave, por ato fokusohen në shtim pasurie dhe jo në zgjidhjen e këtij problemi.