Tefta Cami: Haxhi Leshi nuk donte që në Maqedoni të mësohej shqip

Në festën e 77-vjetorit të çlirimit të Dibrës, Tefta Cami, ish-ministrja e qeverisë së Enver Hoxhës, solli një pjesë të debateve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar se ishte Haxhi Lleshi që u shpreh kundër.
“Në vitin 1943 mblidhet këshillit antifashist i Dibrës, ishin gjysma shqiptarë dhe gjysma maqedonas. Tom Kola propozon që në shkollat shqipe të mos bëhet shqip. Edi Treshana, patriot i madh, thotë jo, ne prandaj luftuam sëbashku. Haxhi Lleshi dhe Sul Paholli mbështesin Tom Kolën. Ju desh në Maqedoni shqiptarëve 67 vjet për të fituar ato të drejta”.