Goditje për konspiracionistë dhe moderatorë të shkarë/AMBASADA E SHBA-SË NË PRISHTINË: VAKSINA S’KA MIKROÇIP
Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalur me një njoftim për vaksinat Anti-Covid dhe deklaratat se ato përmbajnë mikroçipa.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet. Shumë qytetarë po vazhdojnë të hezitojnë për t’u vaksinuar kundër Covid-19, ndonëse numri i rasteve të infektuara me këtë virus po vazhdon të jetë i lartë në vend. Ide të ndryshme si vendosja e një çipi në trupin e njeriut me rastin e marrjes së vaksinës, janë hedhur poshtë. Për këtë është deklaruar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës.
Përmes një shkrimi në TWitter nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat Anti-Covid nuk përmbajnë mikroçipa. Nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen e qytetarëve. Për këtë nga Ambasada e Amerikës kanë publikuar edhe një raport ku paraqiten informacione për vaksinat. “A përmbajnë vaksinat Covid-19 mikroçipa? Jo. Vaksinat Covid-19 nuk përmbajnë mikroçipa. Vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen tuaj“, është thënë nga kjo Ambasadë.