Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizon seminarin e radhës

Shoqata Mjekësore Shqiptaro- Amerikane do të organizojë në 25 gusht, ora 20:00 seminarin e radhës të Journal Club. Ky takim do të fokusohet në diskutimin “Emergjencat dermatologjike: Reaksionet e rënda anësore të lëkurës ndaj ilaçeve” nga Aurora Shehu dhe Linda Camaj.

Aurora Shehu është e specializuar në dermatologjinë për fëmijë dhe të rritur. Ajo ka përfunduar studimet doktorale në mjekësi, fiziologji dhe biofizikë në Universitetin e Ilinois, Çikago. Është vlerësuar me çmime të ndryshme për arritjet e saj.

Linda Camaj është studente e vitit të katërt në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Miçiganit. Ajo gjithashtu është këshilltare në “Gold Humanism Honor Society”.

Please follow and like us: