Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja Arbnora Ademaj, zyrtarisht pjesë e kinematografisë turke

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, duket se është zyrtarisht gati për të nisur karrierën në kinematografinë turke.

Ajo prej muajsh ka nisur xhirimet e serialit të ri turk të quajtur “Kirk Hayatlar” që në shqip do të thotë “Jetë e thyer”.

Së fundmi, bukuroshja nga Kosova ka njoftuar se seriali ka nisur transmetimin nga data 23 gusht dhe do të shfaqet në kanalin e Turqisë “Kanal D” çdo të hënë nga ora 11:00.

“Kırık Hayatlar” është një film dramë turke e vitit 1965, drejtuar nga Halit Refig dhe luajnë aktorët e njohur si: Belgin Doruk, Cüneyt Arkın dhe Nebahat Çehre.

Arbnora për një kohë ishte zhvendosur në shtetin turk teksa po vazhdonte të perfeksiononte rolin dhe gjuhën turke./diaspora

Please follow and like us: