Altin Sh. Kajtazi: ZEMRËN IDHNIM E KA
N’pemë një qyqe kukati
tridhjetë e dy herë pa u ndal
ky fllad i lehtë puplat ja shpërndahu si gjethe
drejt qiellit atje lartë!
Fortë zemrën idhnim e ka
fusha gjelbër s’ka për t’pa
folen mos ja kërkoni s’keni për t’gjet
kjo pemë prej mallit t’saj u tha krejt!
N’verë kur bari thahet
s’ke për t’ni asnjë za
as ketë qyqe kur gjëmoj përmallshëm
e lum ai që dielli e ngrohë e shëndet ka!
Please follow and like us: