Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora: Jam shqiptare, jam kosovare është e njëjta gjë, mos u merrni me matrapazët e ‘kombit kosovar’

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj. Madje përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale apo në intervistat e shumta, ajo e ka treguar gjithmonë me krenari se nga është.

 Mirëpo ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur shqiptar, Rita thotë se është “kosovare”.  Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: “Pse femrat kosovare janë kaq të papara”?
E pikërisht kjo ka hapur debat të madh te fansat e saj. E si pasojë, Ora duket se është detyruar që të japë një shpjegim në lidhje me përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. Teksa ishte e ftuar së fundmi tek “Wired”, këngëtarja e famshme u është përgjigjur pyetjeve më të klikuara për të në “Google”.
Gjatë kësaj interviste, Rita Ora është shprehur se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë”, tha këngëtarja me famë botërore.

Please follow and like us: