Albspirit

Media/News/Publishing

Sidorela Gjoni: Kush e vrau Marigonën dhe shoqatat me kone në ‘mbrojtje’ të grave

Marigona sot është një lajm, nesër një protestë, pasnesër një histori e pas një jave vetëm një fotografi…

Një numër më shumë në regjistrin e grave të dhunuara në polici, një kronikë më shumë në një redaksi, një shkrim më shumë në një portal, një histori më shumë në një kafe.

Pse?

Sepse ne heshtim atëhere kur duhet të bërtasim!

Ne mbyllim njërin sy atëhere kur duhet të shohim të vërtetën!

Ne bëjmë sikur nuk dëgjojmë kur dikush thotë diçka gabim!

Ne qeshim kur dikush rrëzohet!

Kur?

Që kur të përmendin martesën e ti je vetëm 14 vjeç!

Që në shkollë kur fëmija bullizohet e mësuesi nuk flet!

Që kur nëna dhunohet në sy të fëmijës!

Që kur ne themi “Kush të rreh, të do!”

Si?

Duke mos denoncuar!

Duke e mbajtur të fshehtë sepse ndjen turp nga shoqëria!

Duke pasur frikë nga divorci!

Duke mos besuar te vetja!

Kush?

Familja që mendon se burri është zgjidhja e problemeve.

Shoqëria që ka të rëndësishëm postimin në instagram sesa të dëgjojë.

Politika që mendon të fitojë zgjedhjet dhe jo zgjidhjen për ty.

Ne që mendojmë se Shqipëria është vetëm “blloku”.

Këto janë përgjigjet që duhet të na bëjnë të besojmë se Marigonën nuk e vranë vetëm dy burra, por një shoqëri e tërë. Ulërima që ka lënë pas duhet të na buçasi në vesh të gjithëve, sepse një tjetër grua u largua dhe nuk mundëm ta shpëtonim, as unë dhe as ti!

Please follow and like us: