VJOSA BERISHA: SIVJET NË PRIFEST SHFAQEN 55 FILMA, 10 NGA TA JANË TË KOSOVËS
Drejtoresha e Prifest, Vjosa Berisha, është shprehur e lumtur për hapjen e këtij festivali.
“Edhe vitin e kaluar e kemi pasë festivalin por ka qenë ‘online’. Nuk ka qenë më së miri mundshëm. Ka pasë audiencë por na kanë munguar takimet me mysafirët e huaj”.
“Prifest sivjet do të shfaqë 55 filma. Dhjetë filma janë kosovarë, kurse të tjerët ndërkombëtarë – janë të metrazheve të ndryshme”, ka thënë Berisha për Klan Kosovën.
Ajo ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e Prifest.
“Kjo javë shkon shumë shpejt dhe ata që duan të shohin filma duhet të vinë nesër e tutje”.
Please follow and like us: