Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Përkujtojmë sot Martin Luther King Jr

Më 28 gusht 1963, aktivisti për të drejtat e njeriut në Amerikë Martin Luther King Jr. iu drejtua 250,000 mbështetësve të të drejtave civile me fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” nga shkallët e monumentit të Linkolnit në Uashington. Fjalimi i tij historik, i cili bënte thirrje për të drejtat civile dhe ekonomike, dhe dhënien fund racizmit në Shtetet e Bashkuara, ishte një çast përcaktues për lëvizjen e të drejtave të njeriut dhe renditet si një prej fjalimeve më të njohura në historinë amerikane. Sot, ne nderojmë dhe kujtojmë ato fjalë të mirënjohura, ndërsa vazhdojmë luftën e tij kundër racizmit dhe çdo forme diskriminimi. Mësoni më shumë mbi jetën dhe trashëgiminë e Martin Luther King: https://bit.ly/3gDJsvY

Please follow and like us: