Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Nexhat Halimi

 

 

 

 

 

GJELI I MALIT

 

-Të ngjitemi dhiares, lart. Dalim te kroi, –

Tha Dea e eci ngadalë për hapa të Leas.

-Pimë ujë të freskët e ndoshta befas

I lexojmë dhe gjurmët  nën degë ftoi.

 

-Ato gjurmë të zbehta janë të Dardanisë,-

Ndërhyri Lea dhe preku degën e lajthisë.

-Ecim, atëherë, ecim sa më parë,

Të shohim gjelin e malit, këtë shtegtar.

 

-Në fluturim me ngjyrë të errët qiellit,

përbiron ndër degë melodisë së fyellit.

Gjeli i malit, ja, sesi ngjitet ylberit të ri,

Me zhurmë të pemës, të rënë në stuhi.

 

Bredh, ngjitet e zbret vijës hyjnore,

Ik në fluturime të shkurta në pyje halore.

Folenë e ndërton nga fundi i prillit,

Mes degësh të pishës nën dritë të yllit.

 

 

 BUFI

 

Pa aguar, gjyshi me Dean  ecin përgjatë shpati.

E shikojnë të fle ende mbi shkëmb krahë thati.

Aty me orë të tëra Bufi dremitë, llogaritë, mediton.

Dhiaren nën gurë të ashpër veç e përgjon.

 

Është shpend  me qafë të shkurtër e sy me grisha.

-Ka sqep të kthyer. Ja, në degë si i ndrit këmisha.

Në dy anët e kokës, mbi sytë,  i gjenden dy penda,

Në formë të laprës së veshit i lëvizin  përbrenda.

 

-Trupin e ka të gjerë dhe me pendë krahë thati, –

Pupla të verdha, – thotë gjyshi, – të rëna për së gjati.

Rrëmben shpendë të egër sapo të bjerë nata,

Lepujt e iriqët i bartë te foleja në degë të thata.

 

Për këtë qëllim ka kthetra të gjata, të mprehta.

Në vjeshtë shtegton në ambiente të nxehta.

Folenë e zgjedh në të çara të shkëmbit e shpella,

Apo në pemë të braktisura, në pyje të thella.

 

 BILBILI UJIT

 

Gjyshi mori dy vajzat për dore e eci te lumi,

-Buzëqeshi, – Do të shëtisim pak  buzë ujit.

-Unë e Dea në një gur hasëm gjurmën e Mujit.

Gjyshi  kuptoi s’e si kishte dalë ende gjumi .

 

Shikoi gjatë  dhe freskoi aty fytyrën ndopak,

E kuptoi lojën e Deas e Leas e foli me shpoti.

-E ndërtuat tash këtë tregim, apo ç’ ka përsëri.-

Tha dhe hijen e vetes  e pa në tallje ky plak.

 

-Doni të lozni kështu, do t’iu them në fytyrë,

Ajo s’ qe gjurmë e Mujit, qe veç bilbili i ujit,

Për këtë gjë nuk do t’i tregoni kurrë askujt,-

Qeshi gjyshi dhe shikoi e veten i lumtur në fytyrë.

 

-E sa për shpendin e ujit, ky ka bisht të gjatë,

Ka pendla ngjyrë në të kaltër e ndritje burbuqe.

E, në anën barkore ka pupla  ngjyrë të kuqe.

Është mjeshtër për kapjen e peshkut të pafat.

 

.Gjysh,Bilbili i uji, është mjeshtër , – tha Dea,

-Gjysh, e çmojmë përvojën që ke  në jetë,-

S’ do  prekesh për ndonjë ndërhyrje, – tha Lea,

E prapë e mori për dore gjyshin kaq qetë!

 

 TRISHTILI I KALTËR

 

Është i njohur ky zog i kopshtit  me mollë

Dea e Lea e përshëndesin  zjarrtë me dorë

Ndërsa hisen për të ecur për në shkollë

Me çantat në krahë të varura, ndërsa bie borë.

 

trishtili i kaltër  fluturon  në degë të qershisë

Folenë e ka ndërtuar me myshk e gdhendla

të  forcuar me fije bari dhe pendla,

Dea e mbaron mësimin, e i afrohet shtëpisë.

 

Lea e pret gjatë te dega e një peme të thatë

Ja aty në një zgavër të një lisi , aty afër  muri,

apo aty në një kuti folenizimi  prej druri,

aty nxjerr kokën e vogël trishtili e krrokat.

 

E dëgjohen zoçkat në fole, nga bëjnë muzikë,    .

E presin pranverën të vjen te kroi përsëri…

Ja, nga kutia e drurit derdhet pak metrikë,

Vajzat flasin alfabetin e mësuar me dashuri.

 

 MËLLËJNA E GURIT

 

Ec krenare në shpatet  e pjerrëta shkëmbore.

Zgjohet me peizazhe mbuluar me reshje  bore.

Ndërmjet pamjesh magjike malore,

Niset të shtegtojë nën vetëtima kurore.

 

E hetojnë  çupat lartë mëllenjën e kaltër të gurit.

-Ja, sesi qëndron në maje të shkëmbit mitik,

E thërrasin rimit të këngës, të vijë bri murit…

Dea e Lea shikojnë nga dritarja zogun nga ik.

 

-Ik të kthehet me pranverë në Dumnicën magjike,

Mëllenja e gurit me flaturimet  e ndezura ritmike.

Vjen  qiellit të kaltër me një shoqe tjetër.

Nuk e ka harruar aspak miqësinë e vjetër!

 

–Dea, or Dea! Ja mëllenja vjen tashmë përsëri.

-Vjen nga shtegtimi në erë marsi e prilli te unë e ti.

-Ka dimëruar gjatë kohë larg , në jug të etur,

Tashmë do të na zgjojnë ky zog gjysmë i fjetur.

 

QUKAPIKU I GJELBËR

 

– Tak –tak, tak – tak, vjen zë nga mali e zgjohet Dea.

-Me atë ritëm me takt, – thotë ende e përgjumur  Lea,-

Në atë rrjedhë të muzikës, të rëndë e të gjatë,

Qukapiku, i thërret larvat në thellësi të lisit, në natë.

 

Or qukapik i gjelbër, me atë fluturim të vrullshëm ti,

Ia prish gjumin çdo fëmije, që ka lexuar deri vonë,

Me mëngjes të shkojë në shkollë e të tregojë dituri.

Pse ti, qukapik, këtë gjë fare nuk e kupton.

 

Prapë të nesërmen të njëjtën shpim  e lidh, or mik,

Me ritmin tak – tak, tak – tak, të njëjtin dru e shëmton.

Ja, i zgjon vajzat Dea e Lea, që mësojnë metrikë,

Të ikin pa gjumë në shkollë, me kju-kju nga kumbon.

 

 PUPËZA

 

Në kokë ka pendë të gjata në formë të kurorës

Pendët e trupit i ka me ngjyrë të lëvores

Ka një sqep të gjatë e shumë shumë të hollë.

Me krahë e bisht zi, me lara, kjo belhollë.

 

Shtegton në vjeshtë e kthehet  prapë në prill.

Ndërsa të lulëzojnë pemët e në qiell ndrit çdo yll.

E presin me ngrohtësi  fëmijët në Kosovë,

Mbledhin lule të fushës, narcis të egjër me aromë,

 

E dëgjojnë këngën e Pupëzës nga ik në kodër

E Dea e Lea lozin me të sikur me ndonjë lodër.

E Pupëza, ky zog  i veçantë. Fluturon si flutur.

Shihet në Dardanë, ky shpendë i vogël e i bukur.

 

 

 

Please follow and like us: