Gabriel Escobar do të jetë i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
Zëvendësi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Gabriel Escobar, do ta marrë detyrën e Zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, javën e ardhshme.
Eskobar do ta marrë më 7 shtator edhe detyrën e përfaqësuesit të posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Lajmin e ka konfirmuar ambasada e SHBA në Beograd, por edhe vetë Escobar.
“Po është e vërtetë, nga 7 shtatori do të nis ushtrimin e kësaj detyre”, ka thënë Escobar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Njëra nga detyrat kryesore të Escobarit në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do të jetë procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Gabriel Escobar është diplomat i karrierës. Ai konsiderohet si njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor. Prej vitit 1998deri në vitin 2001 ka qenë pjesë e misioneve diplomatike amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Serbi.
Escobar ishte emëruar zëvendës i ambasadorit të SHBA-së në Serbin ë gusht të vitit 2019. Deri në emërimin e ambasadorit Anthony Godfrey, ai ka qenë i ngarkuar me punë në ambasadën amerikane në Beograd.