Albspirit

Media/News/Publishing

Albin Kurti takohet me Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti thekson se në takim kanë diskutuar për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në, si dhe për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.

“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti në Twitter.

Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.

Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thënë se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krahë për krahë me njëra tjetrën. Sipas tij, në BE duhet të integrohen të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor bashkë.

Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet këtë muaj në Bruksel.

Please follow and like us: