Albspirit

Media/News/Publishing

Florim Rullani: Vendimi për 18 mijë euro mëditje për deputetët e Kosovës është i turpshëm

 

Vendimi, për pagesën në vlerë prej 18 mijë euro, kinse për punën e deputetëve të Parlamentit të Kosovës është i turpshëm, i papranueshëm dhe nuk përkon me Barazinë Sociale të cilën e ka reklamu Kryeministri i Republikës së Kosovës tash e sëpaku një dekadë! Shëndetësia meriton shpërblime dinjitoze, të cilët janë duke luftu për shpëtimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilëve iu mungon përkrahje meritore nga institutcionet shtetërore të Kosovës.

Paga, e deputetit të Republikës së Kosovës është e lartë mos të them luksoze krahasuar me pagën e një puntori shëndetësor i cili po sakrifikon e jetën e vet për të shpëtuar jetën e qytetarit. Çfarë kanë punu deputetët e Republikës së Kosovës në kohë Pandemie që paskan meritu këtë shpërblim? Ku, është Barazia Sociale? Shtesat për puntorët e Shëndetësisë janë “Lëmosha” apo ofendim serioz në dinjitetin tyre.

Ministri i Shëndetësisë lavdërohet që do të duhet të ishte e kundërta sepse rezultatet janë e kundërta e atyre të Qeverisë që janë duke e lavdëru.

Ftoj deputetët të mos e pranojnë këtë meditje si mesazh mu solidarizu me qytetarët e Kosovës e specifikisht me ata që janë duke luftu për jetën e qytetarëve në këtë rast me puntorët e Sistemit Shëndetësor! Me këtë vendim, nuk ka ma me prezantu në Zgjedhjet Lokale Barazin Sociale, për vota, e me i ledhatu të priviligjuarit -deputetët e Kosovës ku me mëditje kapin pagën 2000 euro!

Please follow and like us: