Mevi Rafuna: Dhe më thuani ç’është kjo botë
Cili është zbulimi më i madh i ‘civilizimit’
Bomba atomike
Dhe çdo çast të jetës sonë rreziku është aty pranë
Çfarë është gjithë kjo çmenduri
Kur nga labaoratore shpërthejnë viruse
Njëherë thanë po i vretë pleqtë
Thua s’ishin njerëz por vetëm numra
Sot nga covid vdiqën 100, diku tjetër 1000 e diku 1 milion.
Po tani nga ky virus i padukshëm po vdesin dhe fëmijë
Ah harrova a nuk janë fëmijët e Ardhmja
Apo edhe ata janë numra
Dhe nga virusi po vdesin gra shtatzana
Dy shpirtra në një trup
Dhe askush asku nuk jep përgjegjësi
Oh më thoni këtë e quani ‘civilizim’
Po aq e vogël qenka kjo Tokë e s’paska vend për të gjithë
Ai kinezi atje është njeri
Ai hindusi njeri është po
Njeri është europiani, afrikani, amerikani
Po dhe çfarë është gjithë historia e njerëzimit
Luftë, sëmundje,pushtime,poshtërime
Më thoni ku është e ardhmja?
A është atom që pritet të shpërthejë e të gjithëve të na përpij
Oh ‘civilizim’ ç’krijove.