Altin Sh. Kajtazi: FLUTUROJ SI ERË
I këputur nga dhembja, ti fare s’më njeh
gjithnjë i shtrënguar në gjoks, m’ke lenë
dhe shumë të mendoj vazhdueshëm, po e them!
Ish e vështirë, që n’krah s’të kam
të mbërthyer trupat tonë, dikur kenë’
kush pat një fat të tillë, të errët, kush?
Dikush vdes n’kujtesë dhe s’fal asgjë
puthjet janë rrënjë që mbahen nga shpirti thellë, më the
sa herë i dhamë fund, vullneti s’la po ja që ndodhi!
Kjo dhembje u rrit, ndjeshëm n’tokë si shkëmb
më mërzi të heshtur, fluturoj si erë
sot nuk të pashë, s’me pe as ti
dhe shih dy sytë e mi që n’pritje janë gjithnjë!
03.09.2021
Please follow and like us: