Fshini prapanicën me konspiracionistët, ç’thonë filozofët për pandeminë?
Vittorio Bufacchi
Kur do të rikthehen gjërat në normalitet? Kjo është pyetja që duket se po shtrojnë të gjithë, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh dhimbjen dhe sakrificën e shumë njerëzve gjatë 18 muajve të fundit. Por a duhet që gjërat të rikthehen në normalitet? Disa do të argumentonin në mënyrë të arsyeshme se “normaliteti” është një model i dështuar ekonomik, përgjegjës për prodhimin e niveleve të papranueshme të pabarazisë, të cilat e kanë dëmtuar strukturën shoqërore dhe morale të shoqërisë sonë. Ndërsa përpara kemi sfidat e vjetra dhe të reja, ekzistojnë disa filozofë, idetë e të cilëve mund të na ndihmojnë të ndërtojmë një botë më të mirë, duke adresuar problemin e pabarazisë dhe duke e forcuar demokracinë. Mos harroni se jeni tronditur shumë nga konspiracionistët, por me ata fshini prapanicën sa herë shkoni në tualet.
Brian Barry
3.4 milionë njerëzit në mbarë botën që kanë vdekur nga Covid-19, ishin gjithashtu viktima të pabarazisë. Pas pandemisë, prioriteti ynë duhet të jetë ndërtimi i një shoqërie më të drejtë, ku barazia të jetë një parakusht i lirisë. Dhe Brian Barry është filozofi tek i cili duhet të mbështetemi për këtë. Në librin e vitit 2005 “Pse kanë rëndësi çështjet e drejtësisë sociale”, ai analizon mënyrën se si kuptohet sot barazia e mundësive, dhe ku përgjegjësia personale shihet si më themelorja e të gjitha virtyteve individuale. Por Barry argumenton se mantra moderne e përgjegjësisë personale dhe meritokracisë është një mit, një ideologji e përdorur për të ndëshkuar anëtarët më të pafavorshëm të shoqërisë. Në botën tonë aktuale, njerëzit shihen si përgjegjës për varfërinë, mjerimin e tyre, mungesën e burimeve financiare. Edhe nëse sëmuren nga Covid-19, kjo cilësohet gjithashtu përgjegjësi e tyre. Për Barry, mund të ketë barazi të mundësive vetëm nëse ekziston barazia e qasjes në burime, dhe kjo është ajo për të cilën ne duhet të punojmë drejt në një botë post-Covid.
Thomas Scanlon
Pandemia ka nxjerrë në pah padrejtësinë strukturore që mbështet shoqërinë tonë, e cila manifestohet në thellimin e pabarazive sociale dhe ekonomike dhe në shfrytëzimin e pamëshirshëm. Në këto muaj, shumë të pasur janë bërë edhe më të pasur dhe më të fuqishëm, ndërsa të varfrit janë bërë edhe më të varfër. Ne po rrezikojmë t’i kthejmë demokracitë tona në plutokraci, sundim të të pasurve. Dëmet e shumta të pabarazisë janë analizuar nga Thomas Scanlon, një nga filozofët e moralshëm të gjallë më me ndikim, në librin e tij “Pse ka rëndësi të adresohet pabarazia” (2017).
John Rawls
Rindërtimi i shoqërisë mbi baza më të drejta, do të kërkojë një rishikim rrënjësor të rolit të shtetit në shoqëri. Gjatë pandemisë, njerëzit iu drejtuan për shpëtim qeverive të tyre, dhe Covid-19 mund të shndërrohet në një arsye të fortë për nevojën e organizimit të politikës rreth institucioneve publike. Asnjëherë më parë institucionet kryesore si një shërbim i gjerë i shtetëzuar shëndetësor, nuk janë vlerësuar më shumë dhe nuk kanë qenë të nevojshëm. Synimi është të kemi më shumë dhe jo më pak shtet. Covid-19 konfirmoi se ne duhet të organizojmë çështjet tona shoqërore dhe politike rreth filozofisë politike të John Rawls, i cili argumentoi se një shoqëri e drejtë kërkon rishpërndarjen e burimeve në të gjithë shoqërinë.
Chiara Cordelli
Gjatë 40 viteve të fundit, ne kemi parë funksione të rëndësishme shtetërore që i kalohen pa ndërprerje sferës private, një veprim ky me pasoja shkatërruese. Ka ardhur koha që ta ndryshojmë këtë prirje. Në demokracitë liberale në të gjithë botën, sfera private e ka mbytur sferën publike, duke minuar bazat e demokracisë, aq sa sot industritë private po bëjnë punët që janë kryer historikisht nga institucionet publike. Siç e thekson Chiara Cordelli në librin e saj “Shteti i privatizuar”(2020), sot shumë funksione qeveritare, nga menaxhimi i burgjeve, zyrat e ndihmës sociale, deri tek lufta dhe rregullimi financiar, i janë transferuar enteve private. Edhe arsimi dhe kujdesi shëndetësor financohen pjesërisht përmes filantropisë private sesa taksave. Në botën post-Covid, duhet të jenë prioritet kufijtë kushtetues të privatizimit.
Martin O’Neill dhe Shepley Orr
Shpërndarja e padrejtë e të ardhurave, ose grumbullimi i rrezikshëm dhe i pabarabartë i pasurisë, mund dhe duhet të korrigjohet përmes taksimit. Pabarazia është një nga arsyet pse Covid-19 ka qenë kaq shkatërrues në Indi dhe pjesë të tjera të botës. Taksat mbeten një nga mjetet më efektive për të riparuar këtë problem, dhe për ta kthyer atënë rritje sociale dhe garantimin e drejtësisë sociale. Siç na e kujtojnë Martin O’Neill dhe Shepley Orr në librin e tyre voluminoz “Taksimi:Perspektiva filozofike” (2018), roli kryesor i taksimit në politikën moderne nuk mund të mbivlerësohet.
Maria Baghramian
Gjatë gjithë kësaj pandemie, ekspertët shkencorë ishin në ballë të betejës sonë kundër Covid-19, dhe rëndësia e tyre jetike u bë e dukshme për të gjithë. Në të ardhmen, do të kemi nevojë për më shumë ekspertë. Gjithashtu, ne kemi mësuar të bëjmë dallimin midis së vërtetës dhe post-së vërtetës, dhe sa vdekjeprurëse mund të jetë kjo e fundit gjatë periudhave të krizës. Për këtë mjafton të kujtoni qindra mijëra njerëz që vdiqën nga Covid-19 në SHBA, Brazil, Indi dhe Britani, vetëm sepse qeveritë e tyre nuk i morën seriozisht këshillat e ekspertëve. Por nga bllokimet tek mbajtja e maskave, dhe deri tek udhëtimet ndërkombëtare, ekspertët jo gjithmonë bien dakord mbi masat ndaj Covid-19 (apo për ndonjë çështje tjetër). Maria Baghramian, filozofe në Kolegjin Universitar të Dublinit, është një autoritet botëror në shpjegimin e arsyes se pse në shumë raste ekspertët nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Ajo është udhëheqëse e projektit PERITIA, që analizon besimin e publikut tek ekspertët, dhe ka shkruar gjerësisht dhe bindshëm mbi çështjet e mbivendosura të relativizmit, besimit dhe ekspertëve. / “The Conversation” – Bota.al