Gjenitë e teknologjisë që drejtojnë kompanitë më të famshme
Ndërsa historitë e njerëzve të dukshëm në fushën e teknologjisë, janë ato të të rinjve që braktisin universitetin, si themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, jo të gjithë drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë së sotme, kanë pasur sukses në një moshë të re. Ja se në cilën moshë krijuan bizneset e tyre të para15 pionierët e sektorit të teknologjisë:
Themeluesi i Tesla, Elon Musk- 24 vjeç. Viti: 1995
Musk dhe vëllai i tij, Kimbal, themeluan Zip2, një kompani që u ofronte lexuesve harta të qytetit dhe gazetat në internet si “The New York Times” dhe “Chicago Tribune”. Kompania u ble 4 vjet më vonë nga kompania kompjuterike “Compaq”.
Themeluesi i Dell, Michael Dell – 21 vjeç. Viti: 1984
Michael Dell krijoi kompaninë “Dell Technologies” në dhomën e konviktit të tij në Universitetin e Teksasit në Ostin. E filluar si një punë e përditshme për të fituar para duke riparuar kompjuterat, biznesi u shndërrua në një punë me kohë të plotë, që i bindi prindërit e tij se ai mund ta linte shkollën.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg – 19 vjeç. Viti: 2000
Zuckerberg e themeloi platformën në vitin 2004 si “Thefacebook” nga dhoma e konviktit, kur ishte në vitin e dytë në Universitetin e Harvardit, të cilin ai e braktisi në fund të atij viti për t’iu përkushtuar plotësisht zhvillimit të rrjetit social.
Themeluesi i E-Bay, Pierre Omidyar – 23 vjeç. Viti: 1991
Disa vite pasi u diplomuan në Universitetin Tufts, Omidyar dhe miqtë e tij bashkë- themeluan një kompani kompjuterike dixhitale të përqendruar tek stilolapsat të quajtur “Ink Development”, e cila më vonë u bë një kompani e shitjes në internet e quajtur e-Shop, që u ble nga Microsoft në vitin 1996 për 50 milionë dollarë.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates – 16 vjeç. Viti: 1972
Në shkollën e mesme, Gates dhe shoku i tij Paul Allen krijuan kompaninë “Traf-o-Data” . Ajo automatizoi procesin e analizës së të dhënave të fluksit të trafikut në rrugët e Uashingtonit. Pak vite më vonë “Traf-O-Data” falimentoi për shkak të asaj që Allen e quajti një “model biznesi me të meta”. Nga ai moment të dy i përqendruan përpjekjet e tyre tek“Microsoft”.
Themeluesi i Yahoo, Jerry Yang – 25 vjeç. Viti: 1994
Yang u takua me themeluesin e Yahoo, David Filo, në një program të inxhinierisë elektrike në Stenford. Ata filluan të punojnë për Yahoo si një projekt anësor, për të ndjekur lidhjet e tyre të preferuara në internet. Ata e krijuan faqen e tyre në kampus në janar 1994. Faqja arriti 1 milionë përdorues që në vjeshtën e atij viti.
Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey – 23 vjeç. Viti: 1999
Dorsey e braktisi 2 herë universitetin. Herën e parë kjo ndodhi kur ai zbuloi në faqen e internetit të kompanisë “Dispatch Management Services’ një të metë në fushën e sigurisë. Themeluesi i kompanisë Gregg Kidd e punësoi, duke e bindur të linte Nju Jorkun dhe ti bashkohej atij në San Francisco.
Së bashku ata themeluan një kompani softuerësh të quajtur d-Net që merrej me blerjet në internet. Ata siguruan financimin fillestar, por kompania falimentoi shumë shpejt. U deshën gjashtë vjet që Dorsey të arrinte krijimin e Twitter.
Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel – 22 vjeç. Viti: 2011
Spiegel e prezantoi për herë të parë idenë e “Snapchat” në kursin e dizajnit të produktit në Universitetin e Stenfordit në prill të vitit 2011. Në fillim propozimi përfundimtar i projektit të Spiegel për të ndarë me miqtë foto qëdo të zhdukeshin përgjithmonë, u konsiderua si një “ide e tmerrshme”.
Disa muaj më vonë, Spiegel dhe bashkëthemeluesit Bobby Murphy dhe Reggie Brown,hodhën në rrjet Snapchat. Aplikacioni u quajt për herë të parë “Picaboo” dhe të tre e ndërtuan atë në shtëpinë e babait të Spiegel në Los Angeles. Spiegel e braktisi universitetin për të punuar në Snapchat, edhe pse u rikthye dhe mori diplomën në vitin 2018.
Bashkëthemeluesi i Alibaba Jack Ma – 29 vjeç. Viti: 1994
Ai e la punën e tij si mësues i anglishtes në një universitet lokal, për të themeluar një kompani përkthimi të quajtur Agjensia e Përkthimit Haibo. Gjatë kohës që ndihmonte një kompani kineze për të rikuperuar një pagesë me kompaninë e tij të përkthimit, Ma vizitoi SHBA-në në vitin kur pa kompjuterin e parë të lidhur me internet.
Kërkimi i parë në internet i Ma ishte “birrë”, por ai u befasua kur zbuloi se nuk kishte asnjë rezultat të tillën në gjuhën kineze. Kështu ai vendosi të themelonte një kompani interneti për Kinën, e cila më vonë u bë Alibaba.com.
Bashkëthemeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin – 25 vjeç. Viti: 1998
Themeluesit e Google u takuan në vitin 1995 në Universitetin e Stanfordit. Brin ishte një student i diplomuar në departamentin e shkencave kompjuterike, ndërsa Page po mendonte që të regjistrohej aty. Në fillim e cilësuan njëri-tjetrin si “të padurueshëm”, por u bënë shokë klase kur Page u regjistrua në kursin e tij si një student i diplomuar.
Ata filluan të punojnë së bashku në një projekt kërkimor për të kataloguar çdo lidhje në internet, që në fillim u quajt “BackRub”. Pastaj u larguan nga Stanford dhe themeluan Google në vitin 1998 nga garazhi i themelueses të YouTube, Susan Wojcicki, në Menlo Park, Kaliforni.
Bashkëthemeluesi i Apple Steve Jobs – 21 vjeç. Viti: 1976
Jobs dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak u takuan për herë të parë përmes një miku të përbashkët në vitin 1971, para se të fillonin universitetin dhe të bëheshin miq. Ata punuan së bashku në projekte të vogla teknologjike. Në vitin 1975 shkuan në disa takime të organizuara nga Klubi i Kompjuterave Hombrju, gjatë të cilave u interesuan për kompjuterët. Pasioni i tyre i ri u konkretizuar në krijimin e Apple. Job dhe Wozniak punuan në garazhin e shtëpisë së prindërve të Jobs.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos – 30 vjeç. Viti: 1994
Bezos e la punën e tij në fondin e investimeve “DE Shaw” për të krijuar Amazon.com, që e nisi aktivitetin si shitëse me pakice e librave në internet. Ai udhëtoi drejt Siatëllit me makinë bashkë me gruan e tij të atëhershme, MacKenzie për të themeluar “Amazon”. Bezos e shpenzoi të gjithë udhëtimin me makinë “duke shkruar një plan biznesi në kompjuterin e tij”, dhe “duke telefonuar me celular investitorë e mundshëm”.