Osman Mula: Kujt i duhet një gërdallë radio televizion i tillë?
Kam punuar për 44 vjet në RTSH e padyshim që e ndjek me vemendje së çfarë bën, çfarë krijon dhe ku ndodhet në tregun mediatik, pasi sot shoqërohet me dhjetera stacione te tjera. Mjerisht më vjen keq që ndodhet në atë pozicion në renditje ku po ta krahasojmë me një kampionat futbolli mund të jetë ekipi që rrezikon të bjerë nga kategoria. RTSH duhet të kishte 3 shtylla të fuqishme:
1. Informacion gjithëpërfshirës
2. Prodhime emisionesh edukative kombëtare, dokumentare dhe pse jo filma serial sepse i ka realizuar me shumë sukses
3. Spektaklin aq të domosdoshem per teleshikuesin, ketu kam parasysh edhe mbremjet koncertale, cikël spektaklesh, mbrëmje me të rinjte, recitale, sport and show, si dhe emisione të zgjedhura ndër vite si kujtesë për publikun dhe artedashësit që mund të kenë lënë gjurmë.
Informacioni në RTSH dihet se ka qenë servil i të gjitha kohërave as më pak dhe as me shumë se një zedhënës shtypi i një kabineti qeveritar, lajme të ceketa pa analizë dhe pa investigim që nëpër portale i gjen shumë më të zhvilluara. Të ftuarit nëpër emisione politike, të njëjtit njerëz me vite, me dekada të mbushur me projekte ku lexohet hapur unë bëj avokatin mbrojtës ndërsa ti na shpërble mirë. Për problemet argëtuese dhe ato ciklet e mëdha televizive as nuk bëhet fjalë, vetëm ritransmetim. Redaksi inekzistente.
Ky mendimtari i urtë dhe largpamës siç quhej nga spikerët e festivalit, jo vetëm që e shkatërroi dhe aktivitetin e fundvitit por futi edhe precedentin më të rrezikshem duke e shpallur këngën fituese pa filluar festivali. Punonjesit janë të frikesuar, të deklaruar hapur pro qeverisë, pa status nëpunesi, pa sindikatë që ti marrë në mbrojtje (sa për kujtesë te 3 kryetarët e sindikatës ndër vite janë pezulluar nga puna).
Po atëherë kush duhet ta monitoroje këtë institucion mjeran qe taksat i marrin nga ata që votojnë qeverinë si dhe ato 650 mijë, që nuk e votojnë atë. Pra RTSH duhet të jete i të gjithëve dhe për këtë luan rol kryesor monitorimi i AMA, Këshilli Drejtues i Institucionit, Parlamenti Shqiptar, të cilët e kanë për detyrë të propozojnë njerëzit e duhur që të ndjekin mbarëvajtjen e gjithçkaje që prodhohet e del në transmetim. Kush i merr projektet, sa pëlqehen nga publiku dhe sidomos raporti me financat, si futet reklama dhe ku shkon?
Çfarë garancie kanë ata që e marrin përsiper projektin (ku jepen çdo ditë) dhe sa është raporti mes të punesuarve dhe mes të tretëve.
Kam pyetur për Keshillin Drejtues të RTSH dhe më kanë thëne që është monopartiak i propozuar dhe i caktuar me emra dhe mbiemra nga Taulant Balla ( kryetar i grupit parlamentar te PS). U bë ky keshill në ditët e fundit të parlamentit të ikur dhe as nuk ju kërkua grupimit opozitar një emër për në KD. Ky grupim nuk përfaqëson parlamentin sterio, detyrimisht që bie nga funksioni.
Si i tillë, i shkon për shtat vetëm drejtorit të përgjithshëm duke marrë dhe secili projekte dhe financa të medha, por duke qenë subjektiv në monitorimin e institucionit. Ky grupim nga një kontroll i rreptë ndaj drejtorisë bëhet krahu i djathtë i saj dhe i lejon drejtuesit dhe stafin të bëjnë çfarë të duan me financat dhe programin.
Furnizohen me projekte, janë subjektiv bile mund të plotësojnë dhe tekat e tyre që me lekët e popullit këta drejtues ta ndjekin festivalin europian dhe ndeshjet ndërkombëtare shpeshherë duke marrë dhe gratë me vete. Nuk mbaron e keqja këtu: RTSH u bë shërbëtor i dy zotërinjve që do të thotë: kur fiton një palë zgjedhjet caktohet një stacion tjetër televiziv që bën ligjin mbi RTSH duke sjellë personel, duke i marrë arkivën, duke i marrë aktivitetet kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke bërë ligjin, çka RTSH e bën impotent. Ato sjellin regjisorin, skenaristin, kameramanet, servisin e autobuzit televiziv duke e mënjanjar totalisht RTSH, pra një kolektiv që i merret tava nga dora me idenë se këta nuk dinë ta bëjnë.
Kur fiton pala tjetër zgjedhjet, e merr ajo situatën duke sjellë njerëzit e vet dhe duke e shqyer atë pak arkive që ka mbetur. Pa pyetur se të kujt janë ato emisione dhe se kush i ka realizuar që kanë dhënë kontribut ndër vite në atë institucion. E pafalshme, e turpshme dhe jo vetëm që këta nuk shqetësohen por tani kanë fituar bindje të plotë se mund të bëjnë gjithçka dhe është e drejta e tyre që me këtë vajzë të pambrojtur (RTSH) mund të kalojë një natë, çdo stacion televiziv me të. Provojeni të thoni një fjalë ndryshe?!… direkt largohesh se kontratën e ke 3-mujore. Provo të besh një prononcim ose të kerkosh llogari, humbet me nam e me nishan ashtu siç ndodhi me shumë krijues nga më të talentuarit sepse nuk duan zë ndryshe. Jo vetëm kaq po në koridoret e RTSH hoqën çdo portret të krijuesve që dhanë kontribut absolut për ndërtimin e institucionit me idenë: Që koha tani fillon me ne. Po ju kush jeni?!
Po ju pyes nga e merrni përsipër ju, nga erdhët se ju nuk ishit pjesë e konkurseve. Ju erdhët si militante mbesa e filanit, djali i deputetit duke sjelle një lëmsh institucional, aprofesional duke mos prodhuar asgjë. Atëherë une ju pyes përse duhet ta paguajmë taksën kur ti nuk bën programacionin gjithëpërfshirës. Ti nuk punëson dhe nuk afron një person nga këto 650 mijë njerëz që votuan kundra qeverisë, por taksën ja merr. Ky regjim afgan nuk duhet tju bëjë që të krenoheni por t’ju vijë turp sepse siç keni ardhur nesër do ikni. RTSH-ja duhet të jetë një vend për profesionista dhe jo për servila që edhe këtyre i ka dalë boja se i kanë puth prapanicën çdo drejtuesi që ka ardhur. Media kazan (e quan kryeministri) po ti nuk mban përgjegjësi për këtë RTSH në këtë gjendje, pse duhet t’i shohim edicionet investigative, spektaklet sidomos ndeshjet sportive në stacionet e tjera kur paguajmë taksat dhe financat i kemi të garantuara. Ti nuk e thërret drejtorin e përgjithshëm ndonjeherë në raport?!
Por perderisa sjell zëdhënësen tënde drejtoreshe të AMA-s dhe këshillin e ke të gjithë benjaminët e tu padyshim që ky institucion do shkojë drejt falimentimit.
Përse duhet t’i shohim në emisionet investigative në stacionet e tjera përse ne spaskemi mundësi të bëjmë opinionin, spaskemi ne regjisor të mbulojë sportin, spektaklet, festivalet dhe koncertet e fundvitit apo tryezat e rrumbullaketa të përfshirë nga të gjitha krahët e politikës ato fillesën e kanë të ky stacion, pastaj humben se nuk dojnë t’i nxjerrin telashe partisë në pushtet. Nuk mendoja kurrë se një RTSH i filmave: Udha e shkronjave, Plumba Perandorit, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, seriali televiziv i Pepos, 12 vallëzime pa një të shtunë, rreth fatit për 12 javë, Kjo natë sa një jetë apo dokumentarët e Dedes, Latit, Ukcames, Buçpapës e gjerë të emisionet e fëmijëve, mund të arrinte në këtë derexhe.
Urgjentisht duhet në seancat parlamentare që do fillojnë të propozohet projekti i ri për drejtimin e institucionit dhe në strukturat dhe mos të jetë një farse siç ka ndodhur që bëhet konkurs për drejtor të përgjithshëm ku është caktuar drejtori pa konkurs. Ndryshe kam të drejtë të them: C’era una volta una Radio Televizioni Shqiptar.