Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Mallkimi i diamanteve!

Kur të pyesin: Çka asht trishtimi?
Mos mendo dy herë!
-janë lotët që rrjedhin prej syve
si një mallkim diamantesh
të papreme
një mallkim i shtrenjtë, i bukur.

Duke ra kërcasin për tokë në nji
zhurmë të trishtueme
pa ditë shkëlqimin e nesërm
në shkëlqeshin nji ditë!
Pa ditë e âsht gjithçka rrenë!
-a âsht gjithçka mallkim!
Se diamantet janë rrenë edhe kur janë të vërtetë!
Lotët, vetëm lotët, janë e vërteta sublime!

Në t’pyetshin: Ç’ka asht trishtimi?
Në t’dvetshin : Ç’ka âsht malli?
Në t’lypshin: Ç’ka âsht diamanti?
Mos bzâj! Në vend të përgjigjes

bane nji kunorë florinit me lotë
Bane i kunorë florinit zbukuruem me lotë malli
E m’thuj kush ka ma vlerë!

Itali, shtator 2021.

Please follow and like us: